Zhdukja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi/ Marrin kthesën e papritur hetimet, dyshohet se…

19-vjeçarja shqiptare Artemis Vasili rezulton e zhdukur prej 19 tetorit të vitit të kaluar në Greqi. Ajo u largua nga shtëpia për të shkuar në një intervistë pune dhe që prej atëherë nuk është parë më.

Kërkimet e autoriteteve greke nuk kanë sjellë asnjë rezultat, por rasti i shfrytëzimit për prostitucion të një vajze rumune nga një shqiptar, që u zbulua pak ditë më parë ka risjellë në vëmendje edhe njëherë 19-vjeçaren shqiptare.

Gazeta greke “Ta Nea” ka shkruar sot në një artikull, se rasti i vajzës rumune ka marrë përmasa të mëdha duke rihapur dosjet e çështjeve të tjera të ngjashme, siç është ajo e zhdukjes së shqiptares.

LEXO EDHE  Dhuna ndaj gazetarit Gjençaj, Meta: Arbitrare, rast i përsëritur që kërkon ndëshkim

“Rasti i rrëmbimit dhe shfrytëzimit për prostitucion të 17-vjeçares nga Rumania mund të fshehë diçka edhe më serioze, madje edhe një qark të organizuar që detyrojnë të miturit për prostitucion” tha një zyrtar i policisë greke.

Pas arrestimit të shqiptarit për shfrytëzimin e rumunes, “tani po hapen dosjet e vajzave të fëmijëve të zhdukur, madje edhe ajo e Artemisit, gjurmët e së cilës ende nuk dihen që nga tetori i vitit 2020, megjithë hetimet intensive të policisë greke, por edhe familjes së saj” tha më tej zyrtari grek.