Një limon dhe pak kripë, për të zgjidhur problemet me shëndetin

Lëngu i limonit përdoret në mjekësinë tradicionale si diaforatik dhe diuretik, si gargarë, locion dhe tonik. Kripa është thelbësore për trurin, si uji dhe oksigjeni.Kështu që mos u habisni kur të mësoni se ky kombinim lufton më së miri shqetësimet e mëposhtme:

Dhimbje fyti

Mund të çliroheni nga dhimbja e fytit duke shtuar në një gotë me ujë të ngrohtë 1 lugë gjelle lëng limoni të freskët, gjysmë luge kafeje piper të zi dhe një lugë kafeje kripë. Bëni gargarë me të sa më shpesh.

Lufton gurët e tëmthit

Depozitat e ngurtësuara të lëngjeve tretëse që gjenden në fshikëzën e tëmthit quhen gurë të tëmthit. Këta gurë mund të jenë të dhimbshëm dhe mund të ndikojnë në tretjen tuaj. Përzieni tre pjesë të vajit të ullirit me një pjesë limon dhe një pjesë piper të zi në një gotë. Pijeni këtë përzierje. Ajo mund të shkaktojë lëvizjen e gurëve të tëmthit.

LEXO EDHE  3 hapa për të arritur një nxirje perfekte

Humbje peshe

Për të humbur peshë, përgatisni një pije si kjo: ¼ lugë kafeje piper i zi i bluar, 2 lugë gjelle lëng limoni dhe një lugë gjelle mjaltë në një gotë me ujë. Pijeni me stomak bosh çdo ditë dhe shumë shpejt do të shihni rezultate.

Të përziera

Dhimbja e stomakut mund të qetësohet me piper të zi, ndërsa limoni ndalon të përzierat. Përzieni një lugë gjelle lëng limoni dhe një lugë kafeje piper në një gotë të madhe me ujë të ngrohtë dhe pijeni ngadalë me gllënjka të vogla.

Ftohje dhe grip

Limoni mund të bëjë mrekulli për ftohjen ose gripin. Shtoni gjysmën e lëngut të limonit dhe lëkurën në një enë me ujë të vluar. Lëreni për 10 minuta dhe hiqni lëkurën. Bëjeni këtë derisa të ndiheni më mirë.