Zyrtare/ Kina po përgatitet të pranojë se Kovidi doli nga laboratori i Wuhanit

Qeveria e Republikës Popullore të Kinës po përgatitet të pranojë publikisht dhe zyrtarisht se koronavirusi i ri Sars-Cov-2 ka dalë nga laboratori i Wuhanit, por duke theksuar se kjo ka ndodhur aksidentalisht.

Në këtë mënyrë janë duke u vërtetuar deklaratat dhe pohimet e autoriteteve amerikane dhe zyrtarëve të zbulimit si dhe institucioneve si CIA që sugjeruan pikërisht këtë dyshim të fortë.

Agjencia italiane e lajmeve Tgcom shkruan sot se shumë shpejt pritet të arrihet një akord mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me origjinën e koronavirusit, i cili prej më shumë se 18 muajsh ka pushtuar botën dhe ka shkaktuar mbi katër milionë të vdekur dhe afro 200 milionë të infektuar.

Sipas Tgcom, Kina është gati të pranojë se virusi SARS-CoV-2 doli aksidentalisht nga laboratori i Wuhanit, ku po studiohej, ndërsa SHBA, nga ana e saj pritet të pranojë pohimin e Kinës, sipas të cilit Pekini mësoi rreth rrjedhjes së virusit vetëm së fundmi dhe pas një viti hetimesh shkencëtarët dhe studiuesit që kanë mbajtur të fshehur të vërtetën do të të ndiqen penalisht.

LEXO EDHE  Tragjike! Nusja 21-vjeçare vdes një orë pas dasmës, zbulohet shkaku

Tgcom shkruan se ka mësuar se marrëveshja delikate mes dy vendeve është shumë pranë dhe se SHBA janë gati të ndihmojnë Pekinin të zhvillojnë një hetim rreth përfshirjes së disa shkencëtarëve dhe studiuesve amerikanë në studimin e virusit në laboratorin e Wuhan.

“Strategjia e daljes nga pandemia e botës, sipas burimeve tona të inteligjencës, është arritur nga Uashingtoni dhe Pekini në dritën e rezultateve të hetimit të ri mbi origjinën e koronavirusit që presidenti amerikan Joe Biden urdhëroi në shërbimet sekrete amerikane në fundi i majit, duke mos dhënë më shumë 90 ditë për prezantimin e raportit”, shkruan TgCom.