Sulmohet brutalisht shqiptari në Itali (EMRI)

Një sulm brutal me shkopinj bejsbolli jashtë një qendre tregtare ndodhi natën e kaluar në Mantua të Italisë.

Nga sulmi kanë mbetur të plagosur rëndë Pier Francesco Ferrari, 35 vjeç dhe 23-vjeçari shqiptar Atilio Ndrekaj.

Ata dyshohet se janë telefonuar dhe më pas kanë shkuar në një parking, ku janë përballur me 4-5 persona, të cilët kanë nisur t’i godasin me shkopinj bejsbolli duke përfunduar në spital në kushte shumë të rënda.

Sipas autoriteteve italiane, karabinierët që po hetojnë këtë çështje janë të kufizuar për sa i përket dinamikës dhe arsyeve të pritës, por pista kryesore mbetet ajo e larjes së hesapeve.

Ndërkohë mësohet se prokuroria ka hapur një dosje kundër të panjohurve me vrasje në tentativë si hipotezë e krimit.

LEXO EDHE  Kryeministri i Malit të Zi: Ishte e panevojshme rezoluta për Srebrenicën