Belgjikë-Itali/ Mbyllet pjesa e parë, çfarë po ndodh në “Allianz Arena”

Është mbyllur pjesa e parë e çerekfinales mes Belgjikës dhe Italisë. “Azurrët”  kryesojnë 2-1 në një ndeshje spektakolare.

Ekipi i drejtuar nga Mancini, fillimisht kaloi në avantazh në minutën e 31-të me anë të Barellës. Lojtari i Interit depërtoi bukur në zonë pas një gabimi të mbrojtësit që ka falur topin te Italia. Pasi dribloi goditi duke e çuar në rrjetë.

LEXO EDHE  Bayern synon lojtarin e Juventusit, bardhezinjtë kërkojnë 30 mln euro

Dyfishimi i shifrave erdhi në minutën e 44-të ku autor i golit ishte Isnigne. Në shtesën e pjesës së parë Di Lorenzo shkaktoi penallti dhe Belgjika shënoi me anë të Romelu Lukakut. 45 minutat e para u mbyllën me rezultatin 2-1 në favor të Italisë.