Si të qëndroni të freskët nëse nuk keni kondicioner?

A po e pyesni veten se si të qëndroni të freskët, veçanërisht nëse nuk keni kondicioner ose nuk doni ta përdorni vazhdimisht atë?

Përdorni këto metoda për ftohjen e trupit dhe mbrojtjen e shtëpisë tuaj nga nxehtësia e jashtme.

  1. Qëndroni të hidratuar

“Kur jeni të nxehtë dhe të skuqur, hidratimi i vetvetes është hapi i parë dhe kryesor për freskim”, tha Wendell Porter, pedagog në inxhinieri bujqësore dhe biologjike në Universitetin e Florida.

Temperatura e ujit nuk ka rëndësi pasi trupi juaj do ta ngrohë atë, ka shtuar ai. Nëse trupi juaj vuan nga nxehtësia dhe ka nevojë të freskohet, nuk mund ta bëjë atë pa lagështi të mjaftueshme, pasi trupi ftohet vetë duke djersitur.

  1. Bëni një dush ose një banjë të ftohtë

“Bërja e një dushi ose banje të ftohtë ndihmon në ftohjen e trupit”, tha Porter.

Për një freskim ekstra, provoni sapun me mente. Menta aktivizon receptorët e trurit që i tregojnë trupit tuaj që po hani ose ndjeni diçka që është e ftohtë.

  1. Përdorni kompresa të ftohtë në qafë ose në kyçe të duarve

Vendosni kompresa të ftohtë ose thasë me në kyçet tuaja ose shtrijeni rreth qafës për të ftohur trupin. Këto pika të pulsit janë zona ku enët e gjakut janë afër lëkurës, kështu që do të qetësoheni më shpejt.

  1. Përdorni ventilator
LEXO EDHE  Covid-19 në Greqi, 3593 raste të reja dhe 8 viktima

Vendosni ventilatorë nga dritaret e dhomave ku kaloni kohë për të liruar ajrin e nxehtë dhe ta zëvendësoni me ajër të ftohtë brenda. Vetëm sigurohuni që të mbyllni dritaret derisa ka diell, pastaj hapini kur koha të jetë përsëri e freskët.

  1. Mbyllni perdet dhe roletat

Nëse keni dritare që shikojnë nga drejtimi i diellit nga mëngjesi në pasdite, mbyllni perdet dhe roletat. Ju gjithashtu mund të vendosni perde të errësimit për të izoluar dhomën dhe për të zvogëluar rritjen e temperaturës që ndodh gjatë ditës.

  1. Flini në çarshaçe që marrin frymë

Çarçafët ose batanijet e pambukut mund t’ju ndihmojnë të ju mbajnë të freskët gjatë gjithë natës.

  1. Mbyllni dyert e dhomave të që nuk i përdorni

Mbyllni dyert në atë zonë që nuk e përdoni për të mbajtur ajrin e freskët vetëm në vendet e duhura të shtëpisë.

  1. Instaloni llamba me efikasitet energjetik

Zëvendësoni llampat e shtëpisë me llampat LED pasi lirojnë më pak nxehtësi.

  1. Gatuani në mëngjes

Nxehtësia e furrës mund të përhapet në të gjithë shtëpinë. Mbani nxehtësinë të centralizuar në një zonë, siç është një tenxhere e ngadaltë. Ose, gatuani jashtë ambienteve të shtëpisë.

  1. Shijoni ushqime të ngrira

Ngrënia e akullores mund të ndihmojë për një moment. Por mos e teproni me sheqerin nëse mbinxeheni ose rre*zikoni të mbinxeheni, tha Porter.