• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHENDETI

Qershitë/ Ja çfarë na sugjeron mjekësia kineze për shëndetin tonë

16:54 : 20/06/2021
në SHENDETI

Qershori është muaji i qershive. Ky frut piqet në stinën e nxehtë dhe rezervon energjinë “Yang”. Në librat e mjekësisë kineze janë shënuar gjerësisht vlerat magjike mjekësore të qershisë, veçanërisht për dobishmërinë që ka ajo për bukurinë e lëkurës.

Në librin “Ming Yi Bie Lu” është shënuar që lëngu i qershisë mund të aplikohet direkt në lëkurë dhe redukton rrudhat. Qershia i sjell lëkurës një ngjyrë të këndshme dhe redukton ndjeshëm rrudhat, shkruan CRI.

Mjekësia kineze sugjeron që qershia të përdoret nga personat që janë të pafuqishëm, për ata që vuajnë nga anemia si dhe ata që kanë mungesë të energjisë “Yang” pas një sëmundjeje apo operacioni.

Në lashtësi, në Kinë janë përdorur shumë metoda për rezervimin e qershisë. Për shembull, qershia rezervohej në poçe balte të mbyllur hermetikisht. Kjo poçe lihej nëntokë për një vit. Po ashtu lëngu i qershisë sipas mjekësisë kineze përdoret për djegiet e ndryshme në lëkurë të shkaktuara nga zjarri. Kjo do t’ju lehtësojë dhimbjet nga plagët dhe mund të parandalohet infektimi i saj. Përveç kësaj, konsumi i lëngut të qershisë këshillohet për fëmijët e vegjël pasi parandalon fruthin.

Qershia përmban hekur, një element ky që gjendet më shpesh tek perimet me gjethe jeshile. Konsumi i shpeshtë i qershisë mund të plotësojë kërkesat e trupit për hekur dhe të rifuqizojë hemoglobinën. Në këtë mënyrë parandalohet anemia e shkaktuar nga mungesa e hekurit.

Lexo edhe:

Ky është organi që paralajmëron sulmin në zemër

Keni ftohtë edhe kur për të tjerët është një ditë normale? Sëmundjet që fshihen nga pas

Qershia përmban gjithashtu vitaminë A.

Sasia e vitaminës A tek qershia është 4 deri 5 herë më e lartë se tek rrushi, molla dhe portokalli. Të gjithë ata që punojnë me orare të zgjatura përpara kompjuterit duhet të konsumojnë vitaminë A për të mbrojtur syrtë. Qershia përmban gjithashtu vitaminën C dhe substanca të tjera që ndihmojnë thithjen e hekurit nga zorrët. Përveç kësaj, qershia është burim i mirë i kalium, pektinës, vitaminës B etj.

Sipas studimeve mjekësore moderne, plakja e organeve të njeriut, sëmundjet kronike dhe lindja e disa tumoreve lidhen ngushtë me radikalet e lira. Por, qershia përmban një sërë antioksidantësh, sidomos “anthocyanin”, që shkatërron radikalet e lira.

Në fakt, anthocyanin, vitamina C, vitamina E, karotenet dhe seleni janë konsideruar si anti-oksidantë të fuqishëm për shëndetin e organizmit. Sa më e errët të jetë qershia, aq më e pasur është ajo me antioksidantë. Prandaj vishnjet renditen si qershitë më të shëndetshme, qershia e kuqe renditet në vendin e dytë dhe ajo e verdha në vendin e fundit, përsa i përket sasisë së anti-oksidantëve.

Një gotë lëng qershie në mëngjes dhe një pasdite ndihmon njerëzit në moshë të flenë gjumë më mirë gjatë natës. Sipas një studimi të Universitetit të Luizianës, lëngu i qershisë përmirëson situatën e personave që vuajnë nga pagjumësia.

Qershitë bëjnë të mundur uljen e kolesterolit në trup. Madje ndryshe nga shumë fruta të tjera, për përdoruesit e qershive vjen edhe një lajm i mirë nga mjekësia popullore. Pasi ata mund të hanë sasi të mëdha qershisë dhe të mos shëndoshen, përkundrazi ky frut bën të mundur rënien nga pesha si dhe kontrollon nivelin e yndyrnave në gjak.

Gjetjet shkencore e viteve të fundit kanë treguar disa veti kimike që përmban qershia si anthocyanins, melatonin, dhe kapacitetin për të absorvuar oksigjen në radikalet, që do të thotë se të mirat shëndetësore që na vijnë nga qershia janë shumë të mëdha. Qershitë janë të mira për konsum për një sërë arsyesh. Ato kanë kolesterol të ulët dhe janë një burim i vitaminës C, Vitamina A, Perillyl, ellagic acid dhe melatonin.

Qershitë ndihmojnë në problemet e tretjes pasi ato kanë përmbajtje të lartë fijesh, qershia thekshëm ndihmon në dhimbjet e muskujve dhe gjithashtu ndihmon në uljen e niveleve të urateve. Ndihmon gjithashtu në lehtësimin e dhimbjes së vazhdueshme të kokës dhe rrit sasinë e ujit në trupin tuaj e cila në afat të gjatë nxit energjinë e një individi dhe shkallen e metabolizmit.

Megjithëse qershia ka shumë avantazhe për shëndetin nuk duhet konsumuar në sasi të lartë. Sipas librit mjekësor “Ben Cao Yan Yi Bu Yi”, qershia është frut zjarri dhe përmban shumë lagështirë. Personat që vuajnë nga astma dhe kolla duhet të kenë kujdes me sasinë e qershisë që konsumojnë.

Personat që nuk duhet të konsumojnë qershi:

Ata të cilët vuajnë nga ulcera dhe zjarri i brendshëm, si dhe të gjithë ata që vuajnë nga diabeti.

Qershia është një burim i shkëlqyer i kaliumit. Të gjithë ata që vuajnë nga sëmundjet e veshkave nuk duhet ta konsumojnë tepër këtë frut, për shkak të ngarkesave të mëdha të metabolizimit të kaliumit nëpërmjet urinës. Nëse ata që vuajnë nga veshkat do të konsumojnë shumë qershi, dendësia e kaliumit në gjak do të jetë shumë e lartë dhe s’mund të metabolizohet shumë shpejt nëpërmjet urinës. Kjo gjë mund të rezultojë e rrezikshme.

Si t’i zgjidhni qershitë? Shikoni për qershi me lëkurë të lëmuar dhe me shkëlqim. Sa më e errët të jetë ngjyra e kuqe, aq më e mirë është qershia, pasi tregon se ajo është plotësisht e pjekur. Gjithashtu kontrolloni dhe bishtat; ato duhet të jenë jeshile dhe me fleksibilitet, ndërkohë që në momentin që ruhen, marrin një ngjyrë si vishnje në të kafenjtë. Si t’i ruajmë qershitë? Futini në frigorifer në një qese plastike të izoluar mirë. Ato mund të rrojnë deri në disa javë në këtë mënyrë.

Etiketa: shendet boldnews host domain

Lajme të lidhura

SHENDETI

Ky është organi që paralajmëron sulmin në zemër

21:58 : 28/01/2022
SHENDETI

Keni ftohtë edhe kur për të tjerët është një ditë normale? Sëmundjet që fshihen nga pas

22:42 : 23/01/2022
SHENDETI

Vuani nga hipertensioni? Këto janë perimet që duhet të konsumoni për të ulur presionin e gjakut

22:55 : 25/12/2021
SHENDETI

Zbulohet misteri/ Pse disa njerëz vdesin nga Covid dhe të tjerët jo

20:13 : 11/12/2021
SHENDETI

Nga dhëmbët, deri tek këmbët/ Të gjitha dëmet që i shkakton koronavirusi trupit tonë

17:36 : 08/12/2021
AKTUALITET

Simptomat dhe rrezikshmëria/ Nga ndryshon Omicron nga Delta?

21:41 : 06/12/2021
Para

Asnjë viktimë/ Dy të infektuar me Covid, asnjë rast në Tiranë! Ja ku janë shënuar rastet e reja

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

VIDEO-EMRI/ Kush është i dashuri i Beatriçes së “Shkodra Elektronike”

15:04 : 15/05/2025

SPAK i sekuestroi celularin, reagon kryebashkiaku: Jam i gatshëm për hetime

15:01 : 15/05/2025

Të paktën 54 të vrarë në Gazë nga bombardimet e pareshtura izraelite

14:54 : 15/05/2025

Vota e diasporës/ PD kërkesë KQZ: Na vendosni në dispozicion dokumentacionin e procesit

14:51 : 15/05/2025

Pas “11 Majit”/ Sondazhi në “Boldnews.al”. Alimehmeti e Tabaku zbresin Berishën nga “froni”

14:44 : 15/05/2025

Incident në Kashar/ Vëzhguesi i Orlando Rakipit godet me grusht kryekomisionerin (Emri)

14:21 : 15/05/2025

Numërimi i votës së diasporës kthehet në një maratonë

13:57 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com