Gjashtë kombëtare në fushë, përballjet e ditës së sotme në Europian

Euro 2020 startoi mbrëmjen e djeshme me sfidën Turqi-Itali, e cila u mbyll me fitoren e këtyre të fundit 3-0.

Dita e sotme do të jetë akoma edhe më e ngarkuar, pasi do të luhen 3 sfida të tjera. Fillimisht në 15:00, luhet ndeshja mes Uellsit dhe Zvicrës, dy skuadrat e tjera të grupit A. Është e vështirë të zgjedhës favoritin mes këtyre dy skuadrave, të cilat do të kërkojnë me çdo kusht fitoren. Ndeshja do të luhet në Baku, në Azerbajxhan.

LEXO EDHE  FOTO/ Humb jetën boksieri 16-vjeçar, i pushoi zemra sapo u hodh në lumin e acartë

Në 18:00, luhet sfida mes Danimarkës dhe Finlandës, në një ndeshje ku danezët vijnë si favoritë, por nuk përjashtohen surprizat. Mbrëmja mbyllet me Belgjikë-Rusi, sfida tjetër e grupit B, e cila do të zhvillohet në “Gazprom Arena” Shën Pjetërsburgut.