Bizneset po gjejnë mënyra nga më të ndryshmet që të shmangin detyrimet tatimore, duke mbyllur një NIPT e për të hapur një tjetër, apo duke manipuluar deklaratat tatimore.
E të gjitha këto manovra bëhen duke përdorur hapësirat ligjore në Qendrën Kombëtare të Biznesit apo edhe në Drejtorinë e Tatimeve.
Por një rast, në kushtet e skandalit, nëse vërtetohet si i vërtetë, është kryer edhe nga deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka. Deputetja socialiste, deri në vitin 2017 rezulton të ketë pasur një biznes privat, konsulencë ligjore me NIPT L61604068C, i cili rezulton i hapur dhe regjistruar konform ligjit në datë 04. 04. 2016 dhe zyrat i ka pasur në zonën e Komunës së Parisit.
Deri këtu çdo gjë duke e rregullt, por parregullsia fillon në momentin që deputetja do të merrte mandatin në shtator të vitit 2017, kur dhe ka vendosur që të mbyllë biznesin për tu bërë më pas deputete e Kuvendit të Shqipërisë.
Në faqen zyrtare të Qendrës Kombëtare rezulton se biznesi është çregjistruar në datën 6. 09. 2017, pak ditë përpara se Klotilda Bushka të merrte mandatin e deputetes. Sipas dokumenteve zyrtare të QKB-së, ky biznes është mbyllur pasi është paraqitur një certifikatë vdekjeje e Klotilda Bushkës, çka e ka zhveshur atë që në atë moment nga çdo detyrim tatimor, duke deklaruar biznesin të mbyllur e të çregjistruar.
Janë dokumentet e QKB-së që ngrenë dyshimet mbi një manovër të deputetes Klotilda Bushka, për arsye që në faqen zyrtare të QKB-së nuk jepen. Nuk dihet nëse ky është një veprim I kryer nga deputetja e PS-së, apo procedura është shënuar gabim nga ana e zyrtarëve të QKB-së. Por duke pasur parasysh që në mes është një deputete që harton ligjet për mbarvajtjen e këtyre institucioneve, asnjë zyrtarë nuk do ti lejonte vetes që të gabonte e të deklaronte të vdekur një deputete, e cila për 4 vite më pas do të ushtronte mandatin dhe do të ishte çdo ditë para publikut me prezencën e saj.
Nëse klikohet mbi shënimin, ‘Lista e dokumenteve’, të paraqitura për çregjistrim, të del një kopje e kartës së identitetit të deputetes Klotilda Bushka, çka përforcon edhe më shumë faktin se veprimet janë kryer nga deputetja, apo nga person të autorizuar prej saj, të cilët kanë paraqitur edhe kopjen e kartës së identitetit.
Deri më tani fakt është që Klotilda Bushka është gjallë e gëzon shëndet të plotë dhe që në QKB rezulton ‘e vdekur’. Sa I përketë dyshimeve nëse jemi përball një manovre tatimore apo një lapsusi të një zyrtari të papërgjegjshëm mbetet për tu parë në ditët në vijim, pasi I takon deputetes Klotilda Bushka, si detyrim moral dhe ligjor për shkak të pozicionit të saj dhe institucioneve shtetërore që të zbardhin të vërtetën.
/Marrë nga Azlajme.com/