Ka startuar në orën 18:00, sfida e parë e Kualifikuesve për Euro 2021, mes Andorrës U-21- dhe Shqipërisë U-21.
Kombëtarja e U-21 e drejtuar nga Alban Bushi, do të tentojë suksesin që në takimin e parë për të synuar dhe për të besuar tek kualifikimi në kampionatin e ardhshëm europian.
Shqipëria bën pjesë në Grupin B, së bashku me Andorrën, Slloveninë, Anglinë, Republikën Ceke dhe Kosovën.