Kombëtarja U-21 ka kaluar në avantazh përballë Andorrës U-21, në sfidën e vlefshme për Grupin B në eliminatoret për Euro 2021.
Golin e epërsisë e ka shënuar sulmuesi i Chelsea, Armando Broja në minutën e 17-të. Sulmuesi i lë targën mbrojtësve kundërshtarë dhe me një predhë në hyrje të zonës, zhbllokon sfidën.