PS mbledh nesër online Asamblenë, zbardhet axhenda

Partia Socialiste do të mbledhë të martën, 2 qershor, Asamblenë.

Mbledhja do të zhvillohet online në orën 17:30, ndërsa Rama dhe Balla do të jenë në seli.

Refruar axhendës së mbledhjes, në fokus të diskutimeve do të jetë analiza e rezultatit zgjedhor të 25 prillit, zgjedhjet e reja në strukturat vendore të partisë dhe fushata e re e anëtarësimeve në PS.