Koronavirusi/ Asnjë humbje jete! 22 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri (Harta)

Prej më shumë se një muaji situata e pandemisë në Shqipëri paraqitet e qendrueshme. Në 24 orët e fundit nuk ka paur asnjë humbje jete.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë 3,661 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 22 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 7 raste në Tiranë, 5 në Berat, 3 në Lezhë, 2 në Devoll, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër.

Njoftimi i MSH:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 3,661 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 22 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 7 raste në Tiranë, 5 në Berat, 3 në Lezhë, 2 në Devoll, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 37 pacientë, nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 42 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,473 që nga fillimi i epidemisë. 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (1 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        22

Të shëruar në 24 orë      42

Të shtruar në spitale      37

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                3,661

Testime totale             723,682

Raste pozitive             132,337

Raste të shëruara        129,473

Raste Aktive                  413

Humbje jete                  2,451

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         143

Korçë            66

Shkodër       61

Berat             37

Lezhë           27

Elbasan        27

Vlorë             17

Gjirokastër   14

Durrës          7

Kukës           6

Fier                4

Dibër          4