Historia e trishtë e Shqipes: Ish-burri më dhunonte, më vdiq motra, nipi u zhduk pa lënë gjurmë

Puntatën e djeshme në “Përputhen +40”, Shqipe Rexha tregoi në studio historinë e saj të vështirë. E përlotur, ajo tha se ish-bashkëshorti e dhunonte.

“Kur jam divorcuar më ka rënë qielli mbi kokë. Kur e kujtoj, e di unë si e kam përjetuar. Isha me tre fëmijë, dy vajza dhe djalin më të vogël. Më ka ushtruar edhe dhunë pas lindjes së vajzës së parë. Ishte i dhunshëm dhe nuk e dija pse ishte. Që aty duhet të pritej shiriti, por unë isha fëmijë, pa mbush unë 16, ai pa mbushur 18. Pas gjyqit, më çuan tek prindërit e mi se nuk më qëllonte asnjë metër katror pronë. Më lejuan të mbanim vetëm djalin. Pas pak kohe, më vdiq edhe babai.

Kam jetuar me dhunë që pasi u bë vajza 1 vjeç, më ka gjuajtur im shoq. Më pas më ka gjuajtur dhe një person në familjen e tim shoqi. E kam dashur dhe më donte e nuk e mendoja që të shkoja në shtëpinë e prindërve. Këtë më thotë dhe im bir që më thotë pse vazhdove e bëre fëmijë të tjerë. Kam shkuar dhe në polici e kam raportuar dhe jam dhunuar sërish. Vjehrrit e mi kanë qenë të mrekullueshëm, ama vazhdoi keq keq keq sa… Kur vdiq im atë, më solli fletën për tu divorcuar. Fill pas ndarjes, mësova se kishte lidhje me nusen e shokut. Më pas u  martua me një zonjë“, tregoi Shqipja.

Historia e dhimbshme vazhdon sepse konkurrentja kishte humbur dhe motrën. Ajo ishte mbytur dhe pas ksaj, djali i saj ishte zhdukur pa lënë asnjë kontakt.

“Pas vdekjes së motrës, i thamë që motra nuk jeton, është mbytur dhe shpresoj që djali të jetë gjallë se nuk kam folur dhe nuk e di ku është”, u shpreh Shqipja.