Nëna e re sjell në jetë djalin 6 kg, mjekët mezi e nxjerrin nga barku

Një lindje e pazakontë ka ndodhur në Angli.

Një nënë e re 27-vjeçare, ka sjellë në jetë një djalë që peshonte shumë, saqë u deshën dy njerëz për ta mbajtur.

Amy Smit, solli në jetë foshnjën quajtur Zagrys përmes operacionit çezarian në 25 Maj në Cheddington, Bucks të Anglisë.

Foshnja peshonte rreth 6 kg dhe ishte shumë i gjatë dhe i gjerë ku peshorja e zuri me vështirësi.

“Ai ishte aq i madh sa u deshën dy njerëz për ta nxjerrë jashtë barkut tim, dëgjova njërën prej stafit mjekësor ku thoshte kam nevojë për ndihmë sepse është shumë i madh. Kur ata e ngritën sipër ekranit që unë dhe bashkëshorti im Zac ta shihnim, u habitëm.

LEXO EDHE  Toka mbulohet nga një re e çuditshme, ja çfarë rrezikojmë sipas shkencëtarëve

Ne kishim blerë rroba deri në tre muaj sepse prisnim që ai të ishte i gjatë. Por asnjë prej tyre nuk i bënte dhe u detyrova ta dërgoj Zacin për të blerë rroba gjashtë deri në nëntë muaj”, shprehet Amy.

Amy shprehet se nuk kishte aspak oreks dhe shprehet nëse do hante më shumë, nuk e imagjinonte dot se sa i madh do dilte fëmija. Tani është dy muajsh dhe Zeik peshon me 6.7 kg.