Koronavirusi/ Tre viktima dhe 91 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri! Harta

Situata e pandemisë në Shqipëri vijon të mbetet e qendrueshme prej disa javësh.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë kryer 2,818 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 91 qytetarë.

Ndërkohë me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me covid19: 2 qytetarë nga Korça, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 52-83 vjeç.

Njoftimi i MSH:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2,818 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 91 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 23 raste në Tiranë, 8 në Korçë, 7 në Shkodër, nga 5 raste në Devoll Sarandë, Malësi e Madhe, nga 4 raste në Lushnje, Mirditë, nga 3 raste në Durrës, Kurbin, Mallakastër, Gjirokastër, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Librazhd, Kamëz, Pogradec, Memaliaj, Skrapar, nga 1 rast në Lezhë, Delvinë, Gramsh, Maliq.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 894 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 114,362 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 111 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me covid19: 2 qytetarë nga Korça, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 52-83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (06 Maj 2021)

Raste të reja ditore         91

Të shëruar në 24 orë      894

Të shtruar në spitale      111

Humbje jete në 24 orë   3

Testime ditore                2,818

Testime totale             649,632

Raste pozitive             131,510

Raste të shëruara         114,362

Raste Aktive                 14,742

Humbje jete                  2,406

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   12431

Fier        505

Shkodër               356

Gjirokastër         242

Korçë    236

Durrës  231

Vlorë    220

Elbasan                 133

Dibër     98

Berat    98

Kukës                    96

Lezhë   96