• Kontakt
Tuesday, October 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prokurori Karanxha kërkon mbrojtjen e KLP pas “sulmeve të padrejta nga Top Channel dhe Ben Blushi”

12:22 : 17/04/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Prokurori i Tiranës, Ervin Karanxha, kërkon reagimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) pas asaj që ai e konsideron si “presion i vazhdueshëm për shkak të detyrës” që po ushtrohet ndaj tij në mënyrë të padrejtë nga televizioni “Top Channel” dhe specifikisht drejtori i tij, Ben Blushi.

Në një Memo që mban datën 16 Prill 2021, prokurori Karanxha sqaron në mënyrë të detajuar sulmin që po i bëhet atij personalisht, si edhe familjes së tij, nga televizioni i drejtuar prej Blushit.

“Në datën 30.03.2021, në emisionin “Top Story” i transmetuar në televizionin TOP CHANNEL, është përmendur emri im si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, që i sigurojë pa të drejtë personave të tretë klientë të familjes imunitetin apo paprekshmërinë ndaj ndonjë krimi…”, shkruan ndër të tjera prokurori Karanxha në kërkesën për reagim drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Kjo situatë ka vijuar edhë më tej;

Lexo edhe:

Karamuço: Politikanë të mazhorancës po lobojnë për kreun e ri të SPAK

Prokurori Stojani akuzon kryetaren e KLP-së Mirela Bogdani për shkelje të ligjit

“Televizioni Top Channel, në datën 31.03.2021 me të njëjtën përmbajtje, e ka transmetuar përsëri si lajm emisionin Top Story, në edicionin e lajmeve të datës 31.03.2021.

Në datën 13.04.2021, ora 21:11 është botuar përsëri si shkrim nga Top Channel “Tre Karanxhat e sistemit të drejtësisë”.

Në datën 14.04.2021, në edicionin e lajmeve TOP CHANNEL është transmetuar përsëri një kronikë si lajm me titull “Prokurori Karanxha drejt shkarkimit?! Për milionat e mbajtura në shtëpi, Vettingu shkarkoi bashkëshorten”, informon Karanxha Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Pasi bën një renditje të atyre që i konsideron si “sulm për shkak të detyrës”, prokurori i Tiranës i bën të ditur Këshillit të Lartë të Prokurorisë, “se këto kronika transmetohen nga televizioni TOP CHANNEL në kuadër të ushtrimit të profesionit tim si prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë”.

Sipas Karanxhës, “Në këtë televizion është i punësuar si Drejtor i Përgjithshëm i TOP CHANNEL politikani dhe ish deputeti Ben Blushi, i cili pas largimit nga Partia Socialiste krijoi partinë “Libra” dhe pasi nuk mori asnjë vend si deputet në Kuvendin e Shqipërisë u emërua Drejtor i Përgjithshëm i TOP CHANNEL. Këtë televizion ai e përdor për qëllime të tij personale për të sulmuar anëtarët e sistemit të Drejtësisë të cilët përballen çdo ditë me krimin, me çështje sensitive për opinionin publik”.

Sipas prokurorit, “Drejtori i Përgjithshëm i shoqërisë TOP CHANNEL, nëpërmjet programeve televizive të televizionit TOP CHANNEL synon përhapjen e lajmeve të rreme ndaj meje si prokuror dhe ndaj familjarëve të mi me qëllim për të ulur dinjitetin tim dhe të familjes për arsye politike dhe personale të tij”.

Duke deklaruar se ky sulm publik ndaj tij cënon pavarësinë dhe integritetin e prokurorit të Republikës, z. Karanxha kërkon reagim nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë “në lidhje me këtë presion të padrejtë politik të ushtruar ndaj meje dhe të afërmve të mi në kohën e fushatës zgjedhore nga Televizioni “TOP CHANNEL”.

Etiketa: ben blushiKaranxhaklp

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Karamuço: Politikanë të mazhorancës po lobojnë për kreun e ri të SPAK

22:06 : 27/10/2025
AKTUALITET

Prokurori Stojani akuzon kryetaren e KLP-së Mirela Bogdani për shkelje të ligjit

19:25 : 23/10/2025
AKTUALITET

Stoku i dosjeve, KLP: Duhet të rritet numri i prokurorëve në Shqipëri

17:56 : 20/10/2025
AKTUALITET

Arrestimi i avokatit Ulian Barjami, KLP: Po presim sqarime nga prokuroria e Elbasanit

17:11 : 20/10/2025
AKTUALITET

KLP mblidhet për të zgjedhur kreun e ri të SPAK, hapet procedura. Një nga anëtarët largohet

10:32 : 20/10/2025
AKTUALITET

Ish-kreu i KLP-së: T’u japim armë gjyqtarëve dhe prokurorëve, të bën trim

19:32 : 10/10/2025
Para

VIDEO/ Basha: Mos ia hapni derën të keqes, Rama nuk bën dot asgjë

TË GJITHA

Shtyhet seanca për Ilir Metën, SPAK sjell prova të reja

10:04 : 28/10/2025

Shehaj: Balluku ka bërë rolin e kryeministrit këto 3 vite! Çdo vendim qeveritar mban firmën e saj

09:56 : 28/10/2025

SHBA-ja dhe Japonia lavdërojnë “epokën e artë” të aleancës, arrijnë marrëveshje për mineralet e rralla

09:44 : 28/10/2025

Sot seanca, a do të lirohet Ilir Meta? Ja si përgjigjet avokati

09:29 : 28/10/2025

Sekuestrohen mbi 9 kg lëndë narkotike dhe municion luftarak në Berat, arrestohet 27-vjeçari

09:15 : 28/10/2025

Studimi: Mbi 1 milion përdorues të ChatGpt shprehin tendenca vetëvrasëse

09:04 : 28/10/2025

17-vjeçari humbi jetën në aksident/ Familjarët të revoltuar: Nuk na japin trupin e djalit

08:50 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com