• Kontakt
Saturday, June 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Klasa politike e mbetur në klasë

10:04 : 17/04/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Ilir Kalemaj

Shpesh në debate televizive, forume mediatikë apo dhe guva qetësie dhe rehatie, si kafenetë e tipit oriental mbushur me tym duhani dhe mendim socio-kritik, mund të gjesh gjithfarësoj akuzash të cilat krijojnë një lloj uniteti të cuditshëm të tipit E Pluribus Unum, të ndryshëm por të bashkuar në një pikë, pikërisht shfryrjen ndaj realitetit ekzistues, një xhungël e vërtetë ku dominon më i forti. Ndërkohë vërdallë sheh shumë “derra të kënaqur”. Lumturi që është pak të thuash se buron nga mizerja. Ndoshta ka patur të drejtë Sokrati kur shprehej se sa më i paditur, aq më i lumtur, ndoshta ngaqë nuk ke cfarë standarti ta matësh lumturinë e cila në vetvete është një koncept relativ.

Pikërisht nga kjo gjendje hobeziane erga omnium contra omnes (luftë e të gjithëve kundër të gjithëve), ku politikanë, analistë, punonjës të administratës apo të papunë të gjithë në unison në kritikën ndaj sistemit aktual, ndonëse nga pozita social-ekonomike dhe bekgraund kulturor krejt të ndryshëm, buron një situatë surreale, që për vëzhguesin e jashtëm ngelet në kufijtë e gjeagjezës.

Ndoshta në këtë pikë, vlen të kujtohet ajo çka Madame du Deffand në një letër dërguar Volterit në 1765-ën, pyeste: “Por, z. Volter, ju i vet-quajturi dashnor i së vërtetës, a mund të më thoni në mirëbesim, a e keni gjetur atë? Ju luftoni dhe shkatërroni gjithë gabimet; por çfarë zgjidhjesh ofroni?” E pra, këtë pyetje shpesh duhet ta kujtojmë edhe mes vedi dhe shpesh t`ja bëjmë vetes, në momentet kur gadishmërisht kritikojmë dicka ose gjithcka nga sistemi aktual. Ka pak apo aspak mendim kritik që shoqërohet gjithashtu me sugjerime apo receta racionale të aksionit që duhet ndërmarrë. Pra të tejkalohet soditja orientale dhe kalimi drejt një aksioni empirik, karakteristikë kjo e vendeve progresiste perëndimore të cilat mendimin kritik e vënë në funksion të zgjidhjeve praktike.

Parë në këtë dritë, a mund të themi që është e vërtetë që çdo popull meriton qeverisjen dhe klasën politike që i udhëheq? A është kjo kastë politike produkt i mesatares së qytetarëve të shtetit të vet? Apo të marrim një këndvështrim më optimist dhe të ndajmë mendimin që në fakt shumatorja e vlerave të një shoqërie reflektohet kryesisht te elitat kulturore, te intelektualët e mirëfilltë, njerëzit e kulturës, shkencës, sportit dhe artit të cilët fatmirësisht nuk na kanë munguar në asnjë periudhë.

Lexo edhe:

A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Evazioni me kostum ligjor, në kufi të paligjshmërisë

Janë pikërisht këta që përcjellin jo vetëm simbolikën e vlerave dhe kryejnë rolin aq të nevojshëm të katalizatorëve mes elitës (politike) dhe masës së gjerë të njerëzve por shpesh janë dhe ambasadorët më të mirë që na përfaqësojnë në arenën ndërkombëtare. Nëse elita politike edhe pas 20 vitesh të trazuara dhe stërgjatura tranzicioni na bën të na ulet koka sa herë që pasaporta jonë kontrollohet në pikëkalime nga zyrtarë të huaj, sikur të ishim të dyshuar, të prezumuar të fajshëm, këta ambasadorë, na rikthejnë atë krenari legjitime që është vençarisht e çmuar te kombet e vegjël (flas numerikisht apo si sipërfaqe, pasi çdo komb ka madhështinë e tij).

Varësisht nga pikëpamjet individuale, është për të ardhur keq që elita e sotme politike është tej standarteve të ofruara një shekull më parë. Aq më tepër kur një pjesë e madhe e elitës së sotme ka ardhur nga rradhët e akademisë, rretheve universitarë, ekspertëve dhe profesionistëve të fushës dhe që njihen apo janë njohur si autoritarë në një lëmë të caktuar. Natyrisht që ka dhe nga ata që nëpërmjet politikës, kanë përftuar tituj akademikë, profesionalë etj., në këtë tranzicion rrokopujë dhe ku vlerat ende nuk janë diferencuar sa duhet nga llogjika e pamëshirshme e tregut. Natyrisht kjo nuk është dështim i laissez-faire-t si koncept ideologjik sa deformim i tij i bërë shqiptarce.

Por përgjegjësia kryesore bie te ata të parët, te ata intelektualë të cilët ju bashkëngjitën politikës me vizion, guxim dhe energji dhe sot pas një kohe të gjatë në pushtet apo afër tij, kanë braktisur ato ëndrra, ideale apo dëshirë për ndryshim që sefte i ka motivuar (apo duhet të paktën) kur i hynë politikës. Korrupsioni, kapja e shtetit, gëc-mëcet personale në kurriz të interesave kombëtare dhe ambicja individuale përmbi cdolloj projekti ideologjik dhe politik janë dukuri që rëndom hasen në cdo vend, madje dhe në demokracitë e konsoliduara të vendeve të zhvilluara.

Por ajo që të bën përshtypje në rastin e Shqipërisë është llogjika thuajse në unison e një kaste politike të cilës duket se nuk i ka mbetur më frymë idealizmi dhe që nuk përçon më shpresë, besim, energji për një realitet të ndryshëm nga ky i sotmi dhe cilësisht më të arrirë. Një klasë politike që ka humbur kredibilitetin brenda dhe jashtë vendit dhe ku mungon fryma, një frymë që do shpëtonte nga ndryshku që duket se po koracon shoqërinë shqiptare, e ngelur në batakun e vendeve të kontinentit evropian, pjesë e familjes të së cilës sot e gjithë ditën në kor të bashkuar përsërisim në mënyrë uniforme se i përkasim dhe duam formalisht t`i bashkangjitemi. Por kjo ngelet thjesht për konsum të brendshëm pasi bota sot e gjithë ditën të mat me kutin e punës dhe jo të retorikës.

Etiketa: deshtimklasa politikeShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

08:07 : 27/06/2026
AKTUALITET

Evazioni me kostum ligjor, në kufi të paligjshmërisë

12:54 : 26/06/2026
AKTUALITET

Euractiv: ‘Revolucioni i Flamingos’ ekspozoi dështimin e qeverisë së Ramës!

11:02 : 26/06/2026
AKTUALITET

Rrezikohet samiti i NATO-s në Tiranë/ Euronews: Shqipëria mbeti pas me objektivin e mbrojtjes

19:53 : 25/06/2026
AKTUALITET

A ishin Jared Kushner dhe Ivanka Trump shkëndija që ndezi revolucionin në Shqipëri?

14:46 : 24/06/2026
AKTUALITET

Bujqësia në krizë të thellë/ Shënohet rënie edhe në vitin 2025, dobët serrat, drufrutorët dhe ullinjtë

11:42 : 24/06/2026
Para

“Mes Covid-19 dhe pastrimit të parave të drogës”, ZDF reportazh për Shqipërinë 1 javë para zgjedhjeve

TË GJITHA

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Hetimi “peng” i aktekspertimit të celularit të Elvis Shkambit

13:48 : 27/06/2026

Erdogan nis sulmet para samitit të NATO-s

13:41 : 27/06/2026

Protesta kundër Ramës, Policia procedon 15 qytetarë

13:23 : 27/06/2026

Trump kërcënon sërish evropianët me tarifa 100%

13:17 : 27/06/2026

Kosovë/ KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, hap rrugën për certifikimin e tyre

13:08 : 27/06/2026

Thirrjet e protestuesve për burg, Berisha: Paguhen nga Sorosi!

12:54 : 27/06/2026

“Republika” e Ilir Xhakollit/ Kryebashkiaku i fal drejtorëve dhe familjarëve plazhin publik

12:43 : 27/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomcasibomUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomjojobet girişjojobet güncel girişsezarcasinomadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasibombetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet