Shqiptari tenton të rrëmbejë 18-vjeçaren greke në Kretë

Një shqiptar i cili tentoi mbrëmjen e djeshme të rrëmbente një 18 vjeçare greke, është vënë mbrëmë nga në pranga nga policia e Kretës.

Sikundër raportojnë mediat greke, i riu shqiptar po udhëtonte me automjetin e tij, kur ka tentuar të fusë me dhunë vajzën në makinë.

Prindërit e 18-vjeçares kanë reaguar menjëherë pas këtij incidenti.

LEXO EDHE  U vuri zjarrin parcelave me ullinj, arrestohet 51-vjeçari në Radhimë

Ata kanë kallëzuar në polici të riun shqiptar.

“Familja ime vendosi të bëjë publik incidenti që ka përjetuar vajza ime, sepse ne besojmë se në këtë mënyrë do t’i jepen fund ngjarjeve të tilla”, tha babai i vajzës së re.

Identiteti i shqiptarit ende nuk është bërë me dije.