• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Iu hoq e drejta e votës, FSHF njofton bojkotin e Asamblesë së KOKSh-it

22:39 : 15/04/2021
në SPORT

Federata Shqiptare e Futbollit është njoftuar edhe zyrtarisht se ashtu si 22 federata të tjera sportive, nuk do të ketë të drejtë vote në Asamblenë e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, që do të mbahet më 17 prill.

Pas këtij njoftimi FSHF ka vendosur të mos marrë pjesë në Asamble dhe u ka bërë thirrje edhe federatave të tjera që janë lënë pa të drejtë vote, që të mos i bashkohen një procesi farsë të zgjedhjes së kreut të KOKSh-it.

Kohët e fundit ka pasur polemika të shumta në lidhje me mbledhjen e Asamblesë së KOKSh-it dhe zgjedhjen e kreut të saj, ndërsa vendimi i Komisionit të Verifikimit dhe Etikës për t’u hequr të drejtën e votës 23 federatave sportive ishte i papranueshëm dhe skandaloz.

Ja deklarata e plotë e FSHF-së, ku njofton se nuk do të marrë pjesë në Asamble:
Federata Shqiptare e Futbollit u njoftua sot përmes një e-maili se nuk do te këtë të drejtën e votës në Asamblenë Zgjedhore te Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, duke u cenuar kështu nga një e drejtë themelore e çdo organizate me anëtarësi. Me këtë njoftim na u bë gjithashtu e ditur se kandidati i propozuar prej komunitetit të futbollit nuk do këtë të drejtën të zgjidhet. Ashtu si FSHF-së, edhe federatave të tjera u është mohuar kjo e drejtë.

Në listën e gjatë të vendimeve kundër interesave të sportit, ky është patjetër më i rëndi në historinë e këtij komiteti që vetëm olimpik e kombëtar nuk është. Me bindjen se zgjedhja e një presidenti është problemi i fundit që KOKSH ka, FSHF ju përgjigj dje kërkesës për mendim të zv/Presidentit dhe Kandidatit për President, Vojo Malo, duke propozuar shtyrjen e asamblesë zgjedhore të datës 17 prill me qëllim rregullimin e problemeve themelore të këtij institucioni që fillojnë dhe mbarojnë tek anëtarësia. Duke pasur agjendë tjetër, nën shembullin e partive politike, nga (nuk)-dihet-se-kush u vendos ndryshe, duke u injoruar edhe një herë qoftë kushtet higjienike, qoftë masat kufizuese të vendosura për shkak COVID-19.

Lexo edhe:

Në kërkim për drogë e pastrim parash, 6 të ekstraduar nga Emiratet /EMRAT

Protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej pas rreth tre orësh qëndrese para Kryeministrisë

Për qetësinë e organizatorëve, FSHF nuk do të marrë pjesë në këtë asamble dhe fton secilën federatë që ka sadopak ndërgjegje për çka po ndodh ta bojkotojë atë për shkak të veprimeve të panumërta antiligjore, që vijojnë të ndodhin e që do të vazhdojnë të jenë objekt i hetimeve gjyqësore.

Dëshirojmë sot të nënvizojmë se ndryshe nga çfarë u intereson organizatorëve të kësaj pengmarrjeje dhe bashkëpunëtorëve të tyre, kritikat dhe sugjerimet e FSHF nuk janë përpjekje për t’i marrë udhëtimet jashtë shtetit ndokujt, por besim i sinqertë se përmes diskutimeve të hapura e në dobi të sportit kjo organizatë do mund vërtet të fillojë një kapitull të ri të olimpizmit shqiptar. Por, kur asnjë përpjekje nuk kursehet për ta zbehur zërin e komunitetit më të madh të sportistëve në vend, kjo organizatë ka një problem serioz me të vërtetën dhe ka dështuar në përmbushjen detyrave për të cilat është themeluar.

FSHF nuk ka interes për të qenë pjesë e asnjë organizate, e cila nuk e dëshiron kontributin e saj aq më pak një organizate politike, ndaj do të diskutojë me anëtarët e vet nëse do vijojë të jetë pjesë e KOKSH.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Në kërkim për drogë e pastrim parash, 6 të ekstraduar nga Emiratet /EMRAT

21:55 : 05/06/2026
AKTUALITET

Protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej pas rreth tre orësh qëndrese para Kryeministrisë

21:46 : 05/06/2026
BOTA

Trump: Çmimet e naftës do të bien kur të zgjidhet situata e Hormuzit

21:41 : 05/06/2026
AKTUALITET

Video/ Ambasadori i BE shfaqet në protestën kundër Ramës

21:31 : 05/06/2026
BOTA

OBSH kërkon 518 milionë dollarë për të frenuar shpërthimin e Ebolës

21:24 : 05/06/2026
AKTUALITET

Spital, data centera dhe resort bregdetar/ Mediat izraelite zbulojnë investimet e mikut të Ramës në Shqipëri

21:15 : 05/06/2026
Para
Foto ilustruese

Tritol në banesën e Shpëtim Ndrecës në Mamurras, hetohen shkaqet

TË GJITHA

Në kërkim për drogë e pastrim parash, 6 të ekstraduar nga Emiratet /EMRAT

21:55 : 05/06/2026

Protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej pas rreth tre orësh qëndrese para Kryeministrisë

21:46 : 05/06/2026

Trump: Çmimet e naftës do të bien kur të zgjidhet situata e Hormuzit

21:41 : 05/06/2026

Video/ Ambasadori i BE shfaqet në protestën kundër Ramës

21:31 : 05/06/2026

OBSH kërkon 518 milionë dollarë për të frenuar shpërthimin e Ebolës

21:24 : 05/06/2026

Spital, data centera dhe resort bregdetar/ Mediat izraelite zbulojnë investimet e mikut të Ramës në Shqipëri

21:15 : 05/06/2026

Denoncimi/ Qytetarja e martuar prej 30 vitesh në Tiranë, institucionet e nxjerrin beqare!

21:10 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet güvenilir mideneme bonusu veren siteler 2026romabetinterbahisbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobet