FOTO/ “Shqipëria fiton”, torta e veçantë surprizon Bashën. Kreu i PD: Dilni votoni nr 9

Kreu demokrat Lulzim Basha ka vijuar takimet, në kuadrin e fushatës për zgjedhjet e 25 prillit, me një biznes kulinarie në Tiranë, ku i ka ftuar që votojnë Partinë Demokratike. “Nëse doni ndryshim, dilni e votoni 9”, tha Basha.

“Do të jem kryeministër i të gjithëve”, tha Basha me specialistë të kulinarisë.

Në shenjë mikëpritjeje, studentët i kishin rezervuar një tortë të veçantë me logon “Shqipëria fiton” të cilën Basha shkruajti numrin 9 sipër tortës.

Në fjalën e tij para studentëve, kreu i opozitës e ka cilësuar këtë shkollë si një nga më uniket në Ballkan. Kryedemokrati tha se vota për numrin 9 më 25 prill do t’i jap fund klimës së represionit ndaj qytetarëve, ndaj medias e në veçanti ndaj sipërmarrjes shqiptare. Ai gjithashtu përsëriti se me bashkëpunimin e Partisë Demokratike me Aleancën Europiane të Universiteteve do t’u mundësoj të rinjve trajnime në profesione të ndryshme dhe lidhjen me tregun e punës.

LEXO EDHE  Vatra të shumta zjarri në kodrinat e Mamurrasit

“Sot, jam këtu për t’ju thënë se na ndajnë vetëm dhjetë ditë nga një nga vendimmarrjet më të rëndësishme në historinë e vendit. Zgjedhjet e 25 prillit janë ndoshta më të rëndësishmet që nga ndërrimi i sistemit. Është momenti kur me votën tuaj, ju keni përgjegjësinë dhe fuqinë të vendosni nëse do të vazhdojmë edhe 4 vjet të tjera kështu, siç kemi qenë këto 8 vite në vendnumëro apo nëse do të ecim përpara në standardin ekonomik, në rritjen e mirëqenies, në rritjen e punësimit, në rritjen e pagave dhe në hapjen e rrugës së anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”, tha Basha.

Ai u shpreh se Qeveria e drejtuar prej tij, do jetë në krahun e sipërmarrjes, që e konsideron sipërmarrjen për atë që në të vërtetë është, motori i ekonomisë, motori i punësimit.