Basha në timon, i përgjigjet Braçes për patentën dhe ironizon Ramën

Fotoja në timon e Lulzim Bashës disa javë më parë shkaktoi reagime të shumta në rrjet, ndërsa nuk munguan sulmet edhe nga rivalët politikë. Zv/ kryeministri Erion Braçe e akuzoi se ditën që postoi foton duke i dhënë makinës patenta i kishte skaduar dhe vetëm disa ditë më pas aplikoi për rinovimin.

Gjatë emisionit “Log.” në ABC, Basha iu përgjigj Braçes, ndërsa zbuloi se patentën e kishte marrë për herë të parë kur ishte 17-vjeç, në 1991. “Kur doli fotografia, më thanë se unë nuk e ndjek, që kishte një lumë entuziazmi të drejtuesve të lartë të kundërshtarit politik që kishin zbuluar se kishte skaduar leja e drejtimit, në fakt dua ti falënderoj se më këtë rast e rinovova lejen e drejtimit. Patentën e kam marrë 17 -vjeç, në 1991” tha Basha.

LEXO EDHE  Fshati që duket nuk do kallauz

Por a dëgjon muzikë gjatë udhëtimit në makinë? “Në përgjegjësi po” iu përgjigj lideri demokrat Endri Xhafos, që e “thumboi” duke i thënë; Edi Rama e ka tani Dua Lipën? “A tani e ka zbuluar?” u përgjigj Basha duke qeshur. Por cfarë muzike dëgjon Basha? “Pop, rock, sigurisht muzikë shqiptare. Shumicën e rasteve, jo vetëm në fushatë por edhe gjatë aktivitetit jashtë fushate udhëtimi në makinë është kohë që harxhohet me mesazhe dhe telefonata” tha ai.