Vjosa Osmani: Serbia duhet të përgjigjet për genocidin ndaj shqiptarëve

Kosova synon të padisë Serbinë për genocid dhe dëshiron që udhëheqësit e saj të shlyejnë krimet e kryera gjatë një lufte 1998-99 dhe për shtypjen sistematike të shqiptarëve të Kosovës”, ka thënë presidentja e Kosovës Vjosa Osmani për “Irish Times”.

Osmani thotë për median irlandeze se vendosja e drejtësisë është kusht për themelin e një marrëveshje që synon të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë.

“Drejtësia për 13,000 personat e vrarë në luftë, një milion të zhvendosur ose të dëbuar dhe 1,600 të zhdukur duhet të jenë themeli për një marrëveshje që synon të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë, që është kusht për të vendet për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Detyra jonë kryesore është të flasim në emër të viktimave dhe familjeve të tyre. Pra personat e zhdukur janë përparësia jonë numër një”, ka deklaruar Presidentja e Kosovës.

Më tej Osmani ndërsa ka folur për shkatërrimet që shkaktoi Serbia në Kosovë jo vetëm gjatë luftës, por që nga viti 1989 kur Millosheviç ishte në pushtet, rithekson se drejtësia është parakusht për paqe.

LEXO EDHE  Dëbora në Korçë, bllokohet fshati Panarit

Osmani thotë se shkëmbimi i territorit është i pamundur dhe beson se Vuçiç, “nuk ka për të provuar se është shkëputur nga mendja e kaluar e Millosheviçit”.

“Unë mendoj se ai po ndjek një strategji të ngjashme përmes mjeteve të ndryshme; padyshim jo përmes luftës dhe shkatërrimit dhe dhunës, por përmes një strategjie tjetër, e cila ende synon të kapë më shumë territore dhe nuk interesohet vërtet për fatin e njerëzve”, shtoi ajo.

Një takim i parë me Vuçiç mund të jetë larg dhe Osmani thotë se përparësia e saj aktuale është të sigurojë vaksina kundër COVID-19 për një vend që ka marrë vetëm 24 mijë doza.

“Mesazhi që unë po u përcjell të gjithë partnerëve ndërkombëtarë është se ne nuk mund të përqendrohemi – dhe as ata nuk duhet – në dialogun Kosovë-Serbi ndërsa njerëzit po vdesin. Na duhen vaksinat tani, jo dialogu”, përfundoi Osmani.