• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Vaksinimi elektoral”, Dasho: Po arrihet imuniteti i grupit nga infeksioni jo nga vaksinat

08:21 : 09/04/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, SHENDETI

Eksperti i shëndetit publik, Dr. Erion Dasho, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se Shqipëria është i vetmi vend në Botë që po arrin imunitetin e grupit jo nga vaksina, por nga lënia e infeksionit në gjendje të lirë.

Dasho shkruan se shifra e publikuar nga Qeveria për vaksinimin e mbi 200 mijë personave nuk është e vërtetë.

“Borati dhe boratët prej ditësh nuk i raportojnë shifrat ditore të vaksinimit, por vetëm “sukseset”. Në mungesë të një regjistri elektronik dhe kur emrat e personave të vaksinuar shënohen në letra bakalli, është e pamundur të verifikohet në se realisht janë administruar 200 mijë vaksina.

Nëse do të gënjente për numrin e të vaksinuarve, kjo nuk do të ishte diçka e re për Boratin. Gjatë pandemisë ai gënjeu për gjithçka, për numrin e testimeve, për numrin e rasteve, madje edhe për numrin e të vdekurve. Një gënjeshtër e fundit do to ishte as më shumë dhe as më pak, por respektimi i traditës”, shkruan Dasho, referuar deklaratave të Kryeministrit Edi Rama.

Postimi nga Erion Dasho

Lexo edhe:

A ishin Jared Kushner dhe Ivanka Trump shkëndija që ndezi revolucionin në Shqipëri?

Bujqësia në krizë të thellë/ Shënohet rënie edhe në vitin 2025, dobët serrat, drufrutorët dhe ullinjtë

Në kulmin e konfliktit me kontrollorët e Rinasit, Borati lëshoi deklaratën patetike se kishte kaluar një natë pa gjumë në pritje të vaksinave! Koha kur shqiptarët dëgjonin rëndom për liderin që nuk vë gjumë në sy “për të mirën e popullit” ishte koha e qoftëlargut!

Deklarata e djeshme e Boratit rikujtoi faktin që vonesa në ardhjen e vaksinave rrezikon “verën e sigurt dhe pa kufizime” të cilën Borati po ua premton shqiptarëve çdo ditë dhe po e lidh me vaksinat kineze.

Si qëndron e vërteta?

Në radhë të parë ka dyshime serioze se shifra e pretenduar prej mbi 200 mijë vaksina të administruara nuk është e vërtetë!

Borati dhe boratët prej ditësh nuk i raportojnë shifrat ditore të vaksinimit, por vetëm “sukseset”. Në mungesë të një regjistri elektronik dhe kur emrat e personave të vaksinuar shënohen në letra bakalli, është e pamundur të verifikohet në se realisht janë administruar 200 mijë vaksina.

Nëse do të gënjente për numrin e të vaksinuarve, kjo nuk do të ishte diçka e re për Boratin. Gjatë pandemisë ai gënjeu për gjithçka, për numrin e testimeve, për numrin e rasteve, madje edhe për numrin e të vdekurve. Një gënjeshtër e fundit do to ishte as më shumë dhe as më pak, por respektimi i traditës.

Por, le ta marrim për një moment të mirëqenë këtë fakt dhe të supozojmë se Borati ka vaksinuar 200 mijë persona me vaksinën kineze.

Sot kemi dy grupe qytetarësh të imunizuar. Nga njëra anë janë midis 1 dhe 1.5 milion shqiptarë që tashmë e kanë kaluar COVID-in duke garantuar një imunitet grupi rreth 50%.

Të vaksinuar me vaksinën kineze janë më pak se 10% e shqiptarëve, pjesa dërrmuese e të cilëve janë vaksinuar dy javët e fundit. Protokolli i vaksinës së CoronaVac kërkon që këta qytetarë të vaksinohen edhe me dozën e dytë një muaj pas të parës dhe vetëm dy javë pas marrjes së dozës së dytë, rreth 50% e tyre krijojnë mbrojtje ndaj virusit.

Pra, të vaksinuarit e deritanishëm do të kontribuojnë me rreth 5% në arritjen e imunitetit të grupit vetëm në mes të muajit maj. Nga ana tjetër, imuniteti natyral është arritur që sot në masën 50% ose rreth 10 herë më tepër se ai që pretendohet nga Borati dhe boratët.

Siç e tregon tendenca e rasteve të reja dhe vdekjeve nga COVID-i, Shqipëria po bëhet i vetmi vend në botë që po arrin imunitetin e grupit jo nga vaksina, por nga lënia e infeksionit në gjendje të lirë.

Me një kosto prej mbi 9 mijë jetësh njerëzore dhe një kosto financiare mbi 100 milion euro të paguara direkt nga xhepat e qytetarëve.

Borat!

Është e kotë që përpiqesh t’u mbushësh mendjen njerëzve se vaksina jote po bën mrekullira! Është e kotë të prishësh gjumin për vonesën një ditore që nuk pati asnjë rol në procesin e vaksinimit, pasi depot e Institutit të Shëndetit Publik janë ende plot me vaksina kineze!

Shqiptarët janë të bindur se vaksinat e tua nuk kanë asnjë rol në rënien e numrit të rasteve me COVID! Rastet po ulen sepse shqiptarët po arrijnë imunitetin e grupit, Borat!

Ti vazhdon të mashtrosh, Borat, siç bëre gjatë gjithë pandemisë! Vaksinën tënde kineze e ke sjellë si kofini pas të vjeli për t’i shërbyer fushatës elektorale dhe aspak shëndetit dhe jetës së qytetarëve!

Mjaft me patetizma dhe netë pa gjumë, Borat! Dështimi i përgjigjes tënde kundër COVID nuk mbulohet dot me shoshën e vaksinave kineze! As edhe me deklaratat e lakenjve të oborrit tënd mbi “armiqtë” e programit të vaksinimit!

Askush nuk është kundër vaksinimit, Borat! Të gjithë e mbështetim atë!

Vetëm se jo vaksinimin elektoral në sheshe dhe stadiume, por vaksinimin në qendra shëndetësore dhe ambulanca.

Jo vaksinimin me vaksina të pasigurta dhe të sjella nga tregëtare, por vaksinimin me vaksina të certifikuara nga EMA dhe të blera direkt në origjinë!

Jo vaksinimin ku efektet anësore fshihen dhe vdekjet mbulohen, por vaksinimin ku gjithçka hetohet në mënyrë transparente dhe shkencore!

Bëju një shërbim të fundit shqiptarëve, Borat! Dërgojua vaksinat atyre që kanë nevojë! Lër mjekët e familjes t’i evidentojnë ata dhe mjaft me sheshe e stadiume!

Këtë përpjekje për të përdorur epideminë dhe vdekjet si taktikë elektorale e ke të humbur, Borat!

Shqiptarët nuk janë budallenj!

Etiketa: dashoShqiperivaksina

Lajme të lidhura

AKTUALITET

A ishin Jared Kushner dhe Ivanka Trump shkëndija që ndezi revolucionin në Shqipëri?

14:46 : 24/06/2026
AKTUALITET

Bujqësia në krizë të thellë/ Shënohet rënie edhe në vitin 2025, dobët serrat, drufrutorët dhe ullinjtë

11:42 : 24/06/2026
AKTUALITET

Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?

20:19 : 22/06/2026
AKTUALITET

Shqipëria, me çmimin më të lartë të paketës bazë të internetit celular në Rajon

19:58 : 19/06/2026
AKTUALITET

“Rama jepe dorëheqjen”/ Mbahet sot protesta e 20-të para Kryeministrisë

17:51 : 19/06/2026
AKTUALITET

Shqipëria ka çmimin më të lartë të paketës bazë të internetit celular në Rajon

14:36 : 19/06/2026
Para

Kërkohet në Skoci, Tirana gati të shesë një tjetër titullar

TË GJITHA

Indeksi i Biznesit: Korrupsioni minon besimin e investimeve në Shqipëri

11:52 : 25/06/2026

Dy tërmete katastrofike trondisin Venezuelën, ekspertët paralajmërojnë për numër të lartë viktimash

11:46 : 25/06/2026

Irani kërkon përgjegjësi për “bashkëfajësinë” e NATO-s në luftë

11:42 : 25/06/2026

Aksident i rëndë pranë urës së Milotit, 4 persona përfundojnë te Trauma/ VIDEO

11:19 : 25/06/2026

Betonizimi në Banjat e Bënjës/ Zhupa: 2 mln euro për t’i shkatërruar, FSHZH të mbajë përgjegjësi

11:13 : 25/06/2026

Mocion me debat për protestën/ Tabaku: Parlamenti jashtë realitetit! Dëgjoni thirrjet e qytetarëve

11:02 : 25/06/2026

Helmimi te Akademia e Sigurisë, policia: 60 studentë përfunduan në spital, nis hetimi

10:59 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetgrandpashabetjojobetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomjojobetjojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet