Basha: Çdo takim është i planifikuar! Rama e ka kthyer në refren, por ka entuziazëm në padurim

Kreu i PD, Lulzim Basha i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ në News24 ka deklaruar se takimet që ai zhvillon gjatë fushatës elektorale janë të planifikuara me masa ndaj COVID-19.

Ai thotë se merr të gjitha masat duke përshëndetur me disa fjali qytetarët, madje duke i kërkuar të mbajnë distancë e maska, por thekson se nga ana tjetër se ka entuziazëm në padurim.

Lideri i opozitës shton se Rama e ka kthye në refren  të fushatës së tij, por nga ana tjetë siguron se COVID-19 nuk është problemi i kryeministrit aktual.

LULZIM BASHA: Kam respektuar dhe do respektoj deri në ditën e fundit në politikë lirinë editoriale, duke e ndarë nga faktet. Duke shtyrë që faktet të prevalojnë mbi opinionin.

PYETJA: Pse ja keni lënë fushatës lirinë, në situatë delikate?

LULZIM BASHA: Çfarë keni parasysh me liri?

PYETJA: Jemi vend ballkanas, PD e përjeton fushatën edhe në kushte më të vështira

LEXO EDHE  VIDEO/ U bllokuan në kanionin e Gjipesë, pamjet nga operacioni për shpëtimin e tre turistëve

LULZIM BASHA: Jo vetëm, shqiptarët janë të etur për ndryshim. Ku isha sot, dje, entuziazëm në padurim.

Për mua nuk prevalon. Çdo takim është i planifikuar. As unë, as ti dhe të ftoj të vish me mua. Nuk mund të ndalojë entuziazmin. Marr të gjitha masat për maskat dhe distancë. Bëj një përshendetje të shkurtër, por ky nuk është . Rama e ka bërë refren, që fushata ime bën rrezik. COVID-119 nuk është problem për Ramën. Masa e parë do ishte për urbanet, e dyta për lokalet. Si sardele, cep më cep. Nuk është COVID-19 pandemia. Shqetësimi i tij është që nuk ka përgjigje për ato që ka bërë si kryeministër. Ka 2-3 tema, sulme ndaj meje, ndaj PD, rindërtimi i pandemia. Kryeministri në ikje s’ka program, është kthyer në satelit ndaj kandidatit për kryeministër. S’po bën minimumin.