• Kontakt
Monday, September 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Komisionet rrëzojnë propozimin për gjobë kur nuk rinovohet siguracioni brenda 30 ditëve

23:24 : 05/04/2021
në AKTUALITET, KRONIKE

Komisioni Kuvendor i Veprimtarive Prodhuese ka rrëzuar propozimin e qeverisë në projektligjin e ri të Kodit Rrugor, që parashikonte vendosjen e gjobës për të gjitha mjetet që nuk rinovonin policën e sigurimit të detyrueshëm brenda 30 ditëve.

Neni 6/1 i projektligjit në variantin e depozitur nga qeveria parashikonte se cilido që nuk rinovonte sigurimin brenda 30 ditëve, do të gjobitej sipas parashikimeve të Kodit Rrugor, me 10 mijë deri në 40 mijë lekë. Procedurat e vendosjes së gjobës do të përcaktoheshin me një vendim të posaçëm të Këshillit të Ministrave. Ky nen nënkuptonte se vendosja e gjobës do të bëhej mbështetur në të dhënat që do të raportonte Qendra e Informacionit për Sigurimin e Detyrueshëm.

Sipas ndryshimeve të propozuara: “Cilido, që qarkullon me një mjet për të cilin ka kaluar mbi 30 ditë afati i sigurimit të detyrueshëm, ndëshkohet me masë administrative me gjobë sipas parashikimeve të nenit 191, pika 2. Rregullat dhe procedurat për vendosjen e gjobës përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”

Edhe me Kodin Aktual Rrugor (neni 191 pika 2) parashikohet se “Cilido që qarkullon pa qenë i siguruar, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë”, por nuk vihen afate dhe as specifikohet se si do të verifikohen ata që nuk e kanë paguar siguracionin, siç u tentua të bëhej me ndryshimet e propoziara.

Ministria e Infrastrukturës e mohoi se projektligji parashikonte gjobitjen automatike për këdo që nuk rinovonte siguracionin, megjithëse në thelb neni përkatës i projektligjit sanksiononte pikërisht këtë dhe ndaj deputetët në Komisione vendosën ta hiqnin atë nga projektligji.

Lexo edhe:

Policia “lan gjak*n” e derdhur në rrugë me gjoba, 11 viktima nga aksidentet për muajin gusht

Vangjel Tavo i prish planet Ramës, “mbyt” me gjoba turistët në kulmin e sezonit

Komisioni i Ligjeve pati kërkuar heqjen e dispozitave të mësipërme nga projektligji, duke i vlerësuar si antikushtetuese, ndërsa Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese i ka eliminuar përfundimisht nga projektligji që pritet të votohet në seancë plenare.

Gjoba automatike për drejtuesit që nuk rinovonin sigaracionint e detyrueshëm TPL mbështetej në një kërkese të bërë nga Shoqata e Siguruesve Shqiptarë. Siguruesit argumentonin se një masë e tillë do të ndihmonte në uljen e numrit të mjeteve të pasiguruara. Ata pretendojnë se mjetet e pasiguruara janë një problem i madh për tregun, jo vetëm për shkak të të ardhurave të munguara nga sigurimet TPL, por edhe për shkak të dëmeve që këto mjete mund të shkaktojnë. Sipas ligjit, pagesa e dëmeve nga mjetet e pasiguruara është detyrim i Fondit të Kompensimit të Byrosë Shqiptare të Sigurimeve, që financohet direkt nga kompanitë e sigurimeve. Që nga fillimi i vitit 2016, Fondi ka paguar rreth 25 milionë euro dëme, një pjesë e madhe e të cilave ishin të bartura prej vitesh.

Mbështetur në të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për vitin 2019 kompanitë e sigurimeve raportuan 491 mijë polica sigurimi të shitura në klasën e sigurimit motorrik për përgjegjësitë ndaj palëve të treta, ndërsa numri i mjeteve të aktive ose të çregjistruara vetëm përkohësisht për të njëjtën periudhë ishte 629 mijë. Diferenca mes këtyre shifrave është rreth 138 mijë mjete ose 22% e totalit të tyre, që rrjedhimisht rezultojnë të pasiguruara.

Kërkesat e Shoqatës së Siguruesve, megjithatë, janë kundërshtuar gjatë diskutimeve në Kuvend nga drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit rrugor

(DPSHTR), i cili u shpreh se pretendimet e tyre për shifrat e larta të mjeteve të pasiguruara janë të tepruara dhe asnjë shtet nuk parashikon gjobë automatike në rast të mosrinovimit të policës së sigurimit. Ai tha se vendosja e një neni të tillë në projektligj ishte rezultat i lobimit të siguruesve dhe kërkoi që ajo të hiqej, si e panevojshme. Në variantin e miratuar në Komisionet Kuvendore, procedurat për çështjen në fjalë nuk ndryshojnë. Drejtuesit e mjeteve që konstatohen pa policë sigurimi gjatë kontrollit në rrugë nga Policia Rrugore do të marrin një gjobë që mund të shkojë deri në 40 mijë lekë. /Monitor/

Etiketa: 30 ditegjobasiguracione

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Policia “lan gjak*n” e derdhur në rrugë me gjoba, 11 viktima nga aksidentet për muajin gusht

16:20 : 25/08/2025
AKTUALITET

Vangjel Tavo i prish planet Ramës, “mbyt” me gjoba turistët në kulmin e sezonit

22:43 : 03/08/2025
AKTUALITET

Censi për bujqësinë/ Fermerët që nuk japin informacion apo mashtrojnë do të gjobiten

19:59 : 30/07/2025
AKTUALITET

Fatura politike e premtimit të Ramës për Thethin

18:15 : 30/07/2025
AKTUALITET

A po vë gjobë Policia? Delvina Gas të gjitha punimet me leje dhe të ligjshme, impianti ka përfunduar 3 vjet më parë

12:30 : 29/07/2025
SPORT

TKZ: Një herë na eliminuam dhe FSHF e Dukës u dënua me gjobën marramendëse

14:53 : 23/07/2025
Para

Fleta e votimit me numra, Shehit: S’ka më Dash Shehi, isha emër, tani jam numër, 13-ta!

TË GJITHA

Analiza: Putin, Xi dhe Modi në skenën globale… kundër Trump?

10:15 : 01/09/2025

Kapen me çantën plot me drogë dy të rinj nga Kamza

10:04 : 01/09/2025

Shkon në mbi 600 numri i viktimave nga tërmeti në Afganistan

09:55 : 01/09/2025

Tom Doshi debitor tek UKT-ja, nuk paguan faturat e ujit (DOKUMENTI)

09:45 : 01/09/2025

160 mln euro import energjie/ Thatësira nxjerr zbuluar “Tigrat” lundrues të Belës

09:30 : 01/09/2025

Mbi 8 të arrestuar për sherrin me thika mes dy grupeve në Korçë

09:18 : 01/09/2025

DW: BE kërkon mënyra të reja për të mbështetur Ukrainën

09:00 : 01/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com