• Kontakt
Friday, November 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Transparency International dhe vaji i kandilit të Ramës

16:38 : 31/03/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Në vitin 2016, kur Shqipëria ishte kanabizuar nga Veriu në Jug, organizata ndërkombëtare Transparency International raportoi për suksesin e qeverisë shqiptare në çmontimin e “bazës” së Lazaratit.

Raporti nuk kishte asnjë kritikë për dështimin e autoriteteve në parandalimin e lulëzimit të kanabisit në të gjithë territorin e vendit dhe bashkëpunimin haptaz të zyrtarëve policorë me bosët e narko-trafikut.

Ai raport u përdor nga Edi Rama për politikë të brendshme, duke ia kundërvënë kujtdo që tregonte realitetin e lulëzimit të drogës në Shqipëri.

Nga ana tjetër, raporti shkaktoi pakënaqësi në një pjesë të konsiderueshme të opinionit publik, nga ku lindën aludimet se “Transparency International” nuk njihte ose nuk donte të shihte realitetin shqiptar; se drejtuesit e saj ishin të lidhur me “Soros”, një fondacion që mbështet fuqishëm kryeministrin Edi Rama; apo edhe më tej se qeveria, me paratë e drogës, ka blerë përfaqësues ndërkombëtarë.

Lexo edhe:

U pyet para Gonzatos për Ballukun që është nën hetim nga SPAK, Rama mbyll konferencën

Samiti i zgjerimit të BE-së mbahet sot në Bruksel, pjesë edhe Rama

Mund të ishin të vërteta të gjitha këto, ose ndoshta një pjesë e tyre. Por, ata që kuptojnë politikën e hollë ndërkombëtare, nuk rudhën buzët nga ai raport i “Transparency International”.

Organizata ndërkombëtare, megjithëse formalisht është e pavarur nga politika, gjithësesi ka treguar se është pararendëse e qëndrimeve zyrtare ndërkombëtare.

Pra, për ata “mendje-hollë”, raporti “pa kanabizim” i Transparency International, ishte një sinjal i qartë se qeveria e Edi Ramës kishte mbështetje ndërkombëtare.

Në vitin 2016, “Rilindja” ishte në mesin e mandatit të saj të parë. Në Shqipëri po kalonin disa fije të rrezikshme terrorizmi dhe gjëja e fundit që do të donin partnerët ndërkombëtarë, sidomos amerikanët, ishte një lëvizje e fuqishme tektonike në shtetin shqiptar.

Në atë kohë, termi më i preferuar ishte “stabilo-kracia” e Shqipërisë dhe ajo u realizua më së miri nga ambasadorë të rëndësishëm në Tiranë, të mbështetur edhe nga organizma jo-qeveritarë me peshë globale.

“Kanabizimi” ishte një problem irelevant, në shqetësimet madhore për sigurinë globale që kishin agjencitë e huaja të inteligjencës.

Ky qëndrim është përmbledhur më së miri nga deklarime të ish-ambasadorit amerikan, Donald Lu, i cili në takime konfidenciale shprehej se “kanabisi nuk është problem për Amerikën”.

* * * *

Pesë vjet më pas, në Mars 2021, “Transparency International” publikon një raport, i cili që në titull e jep qartë mesazhin: “Zbërthimi i kapjes së shtetit në Shqipëri 2008-2020”.

Raporti ka marrë episode të lidhjes së politikës me korrupsionin dhe krimin e organizuar në një periudhë mbi një dekadë.

Por, megjithatë, fokusi ose rastet më problematike i referohen qeverisjes së Edi Ramës, sidomos mandatit të dytë të tij.

Raporti përmend dështimin e autoriteteve shtetërore në shkëputjen e lidhjeve mes politikës dhe krimit të organizuar që blen vota dhe pushtetin.

“Transparency International” flet për kapjen e drejtësisë ngë qeveria.

Mbi të gjitha, raporti kritik flet për “kapjen e Parlamentit” dhe miratimin e ligjeve me interes ekonomik, nga të cilët përfitojnë emra të veçantë.

Thelbi i raportit ishte një akuzë, thuajse e drejtëpërdrejtë, për kryeministrin Edi Rama. Duket qartë se vigjiluesit ndërkombëtare e kuptuan se kryeministri shqiptar e shndërroi teorinë e “stabilo-kracisë” në një mjet për të ndërtuar një lloj feudi anadollak, duke përqëndruar të gjithë pushtetet në duart e tij, përfshirë edhe “Reformën në Drejtësi”.

Tashmë, në fund të mandatit të dytë, Edi Rama merr një sinjal të qartë se “vaji i kandilit” të pushtetit të tij ka përfunduar.

Këtë e ka kuptuar qartë kryeministri shqiptar, edhe para publikimit të raportit të “Transparency International”.

E ka kuptuar, që kur ka nisur të kërkojë “zgjidhjet” për hallet e veta në Stamboll dhe në vendet arabe.

I kërkon zgjidhjet tek “dhuratat” turke, ruse e kineze, siç po ndodh me vaksinat, një orientim që kurrë më parë nuk është parë nga qeveritë shqiptare e post-komunizmit.

Ndaj sot ka vendosur të hesht për raportin e “Transparency International”, me shpresën se qytetarët, votuesit, nuk e kuptojnë se kandili i tij politik është në grahmat e fundit.

Etiketa: Ramaraportitransparency

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U pyet para Gonzatos për Ballukun që është nën hetim nga SPAK, Rama mbyll konferencën

12:13 : 05/11/2025
AKTUALITET

Samiti i zgjerimit të BE-së mbahet sot në Bruksel, pjesë edhe Rama

09:38 : 04/11/2025
AKTUALITET

PS refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore/ Bardhi: Edi Rama po asgjëson vetë parlamentarizmin

13:22 : 01/11/2025
AKTUALITET

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025
AKTUALITET

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025
Para

Kryepeshkopi i Canterbury: Meghan dhe Harry nuk bënë dasmë sekrete 'në oborr' përpara ceremonisë publike

TË GJITHA

Ukraina: Rreth 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse

17:26 : 07/11/2025

U kapën me kokainë dhe fishekë, arrestohen dy persona në Kakavijë

17:10 : 07/11/2025

Çfarë thotë shkenca për ata që e vendosin herët bredhin e Vitit të Ri

17:02 : 07/11/2025

Kriza në SHBA paralizon transportin ajror: 700 fluturime të anuluara në një ditë

16:46 : 07/11/2025

Stuhi shiu dhe borë në fundjavë, ja zonat që rrezikohen nga përmbytjet

16:39 : 07/11/2025

“Do ta vras, se na ka çarë…”, dëshmia tronditëse për vrasjen e picierit në Tiranë

16:23 : 07/11/2025

Blenë vota për PS-në në Lezhë, SPAK çon për gjykim 3 persona (EMRAT)

16:12 : 07/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com