“Socialistët e zhgënjyer me Ramën sepse …”, Salianji: Nuk i ndalojmë takimet

Drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit për qarkun e Korçës, Ervin Salianji ka deklaruar mbrëmjen e sotme gjatë një lidhjeje direkte me Fax News se socialistët janë të zhgënjyer me Ramën sepse mendojnë se ky i fundit i ka bërë për budallenj.

Salianji u shpreh gjithashtu se revolta më e madhe në 25 prill do të jetë ajo e socialistëve të cilët janë më të zhgënjyerit sipas çdo sondazhi. Ai shtoi se elektorati gri është rritur përshkak se njerëzit nuk përgjigjen kë do votojnë, duke qenë se i tremben një provokimi nga ana e qeverisë.

Ndër të tjera, Salianji u ndal dhe te takimet elektorale, duke thënë se nuk i ndal dot takimet. Salianji bën me dije se nuk ka pasur thirrje për grumbullime masive, por PD-ja është krijuar nga protestat dhe demokratët janë njerëz që e duan kontaktin e drejtëpërdrejtë.

Intervista e plote:

Fushata? Po shkon në mënyrë të shkëlqyer. Është një fushatë siç i takon Korçës dhe pritshmërivë të gjithë Shqipërisë. Ka një revoltë të ligjshme të qytetarëve ndaj rilindjes dhe qeverisjes të gjatë këtyrë 8 viteve. Ndryshe nga fushatat e kaluara kur grumbullimet janë më masive. Takimet kanë qenë jo të vogëla për shkak të dëshirës së njerëzve për të marrë pjesë. Nuk është sekret që PD-ja ka lindur nga protesta, ka në përbërjen e vet njerëz që kërkojnë kontaktin e drejtëpërdrejtë dhe emocionet që japin takimet masive. Ne nuk kemi bërë thirrje për takime masive. Nuk i ndaloj takimet. Do të kenë distancën me karriget që do vendosim ne.

Korça? Qindra, mijëra vizitorë në fundjavë në Korçë të cilët aksesojnë shumë lehtë Korçën nga investimet e bëra nga qeveria Berisha. Investimet brenda qytetit. Përveç pedonales dhe pazarit nuk shoh ndonjë investim të madh. Nuk duhen parë investimet personale që kanë bërë vetë qytetarët. Është një qark me shumë bukuri. PS-ja ka varfëruar qytetin dhe ka braktisur fshatin.

LEXO EDHE  Projektligji/ Fëmijët e mjekëve e infermierëve që humbën jetën nga Covid, marrin rrogën e prindit deri 18 vjeç

Oligarkët? I kam përmendur me emra jo vetëm oligarkët por dhe emra nga krimi. Janë mbi 300 emra. Për çdo kauzë kemi përmendur me emra konkretë të gjithë. Qoftë për rrugët, qoftë për aeroportët. Ne kemi bërë denoncim. Ne tani jemi në fushatë dhe po shpalosim programin. Këto zgjedhje kanë një veçanti. Kemi përballë një grup që vetëm po pasurohet, nga ana tjetër janë qytetarët që vetëm varfërohen.

Sondazhet? Ne kemi sondazhet tona. Sondazhet ne na nxjerrin përpara. Ka një frymë përtej ksaj. Një pjesë e madhe thonë nuk do shkojmë të votojmë sepse mendojnë se janë provokime. Pavarësisht ksaj, ne jemi përpara në qarkun e Korçës. Besoj se në të gjithë Shqipërinë është një situatë e tillë. Por këtu jam i bindur se do të jemi të parët.

Objektivi? Kam qenë drejtuesi më i lartë politik në 2017 dhe ka qenë i vetmi qark me rritje. Padyshim do ta thellojmë. Do matemi në raport me PS-në dhe do jemi fitues. Ka një frymë të jashtëzakonshme. Duhet dalë në terren dhe duhet parë. Në Tiranë, numri i votuesve gri ka qenë i madh. Nga dita në ditë duket që po rritet opozita. Njerëzit nga frika për tu mos u përfshirë e shohin si provokim nga PS-ja. Thonë ça të merremi me këta kur do t’i zhysim në 25 prill.

Betejë me LSI-në? Socialistët e 2017, sipas çdo sondazhi, janë njerëzit më të zhgënyer, sepse mendojnë se i kanë bërë për budallenj. Rama ka tentuar t’i bëjë. Revolta më e madhe është ajo e votuesve tradicionale të PS-së.