Italia planifikon karantinë për udhëtarët nga vendet e BE-së

Italia po vazhdon të regjistrojë numër të madh të rasteve të infektuara me COVID-19, përkundër që ka filluar vaksinimin e qytetarëve.

Italia po planifikon karantinë pesëditore për të gjithë udhëtarët që vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian, thanë të martën burime të ministrisë së shëndetësisë.

Udhëtarëve gjithashtu do t’u kërkohet të bëjnë një test për COVID-19 para se të largohen nga vendi dhe një test të mëtejshëm pasi të ketë përfunduar periudha e karantinës, shkruan Euroneës.

LEXO EDHE  Berisha vijon “Foltoren”, mbledh të shtunën demokratët e Vlorës

Masa të ngjashme tashmë ekzistojnë për vendet jo-anëtare të BE-së.