Vaksina kineze/ Thirrja e fortë virologut shqiptar: Mos e konsideroni veten të imunizuar

Studiusi dhe drejtuesi i zhvillimit të vaksinave në ‘Geovax’, virologu Arban Domi, që në krye të herës ka shfaqur hezimin dhe rezervat mbi vaksinën kineze-Sinovac, i cili ka gjetur aplikim të madh edhe në Shqipëri.

Përmes skype në edicionin e lajmeve në MCN TV, virologu Domi, shpreh mëdyshjet e tij, se pse një vaksinë e tij, nuk është gjithaq e besueshme nga disa studime.

‘Rezervat e mia dhe të disa specialistëve bazohen në faktin se është një vaksinë nga e cila nuk ka asnjë informacion, që nuk është në fazën e tretë për përdorim masiv të popullatës’.

Për Domin, vlerësimi i komunitetit shkencor në perëndim lidhur me këtë vaksinë është shumë i pakët, dhe efikasiteti i tij vlerësohet 50.38 përqind.

‘Vlerësimi shumë pak në fushën e vaksinës, bisedojnë për këtë vaksinë, sepse pak dihet për këtë vaksinë nëpërmjet publikimeve në media, efikasiteti i vaksinës është 50.38 përqind dhe asnjë element sigurie, dhe flitet pak në ambientet e zhvillimet të vaksinave’.

Domi mendoni se qeveria shqiptare ka bërë gabim që ka hedhur këtë vaksinë në përdorim.

‘Nuk është e mjaftueshme, të dali një shtet të thotë efikasitetin pa i paraqitur të dhënat që i mbronte deklaratën e tyre. Nuk është hera e parë që e them si specialist, dhe e besoj dëshirën e shtetit shqiptar, por e them se është e shpejtuar kjo vaksinë në Shqipëri.

LEXO EDHE  Shpejtësi e lartë dhe shkelje rrugore/ Ja sa shoferë u gjobitën gjatë fundjavës

Së pari është mosnjohja e të dhënave të sigurisë dhe të dhënave te detajuara të efikasitetit, nga EMA dhe mos certifikimi.

Një vaksinë e tille teorikisht është si platformë, është përdorur qindra vjet më përpara, dhe teorikisht do te duhet te ishte me efikase, por ka ndodh e kundërta dhe diferencat e efikasitetit në të tre rastet klinike shkojnë nga 50-91 përqind, tregon për një problem serioz në efikasitet, dhe pika e tretë duke e marrë efikasitetin e saj, nuk e shoh të mjaftueshme për të realizuar imunitetin e tufës, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë’.

Virologu Domi, ka një apel për shqiptartë tashmë të vaksinuar nga vaksina kineze.

‘Thirrje për shqiptarët, mos ta konsiderojnë vetëm të imunizuar, që e kanë marrë vaksinën, por ta konsiderojnë vetën sikur nuk e kanë marrë, në të kundërtën, do të kenë probleme’.