Nesër ndryshon ora, ja çfarë ndodh me akrepat

Me ardhjen e pranverës ndodh edhe ndryshimi i orës, ku akrepat lëvizin 60 minuta përpara.  Në natën mes të shtunës dhe të dielës, më 28 mars do të kthehet ora e verës.

Ndryshimi do të bëhet në orën 02:00, kur akrepat do të kapërcejnë direkt në 03:00.  Në këmbim të një ore gjumë më pak do të kemi një orë dritë më shumë.

Në këtë mënyrë kthehet ora verore, e cila do të na “dhurojë” me shumë dritë në mbrëmje dhe më shumë orë me diell gjatë ditës. Në pranverë, e gjithë Europa kalon në orën e verës për të optimizuar përdorimin e rrezeve të diellit dhe rrjedhimisht konsumon më pak energji elektrike.

LEXO EDHE  Vetëkënaqej duke masturbuar disa herë në ditë, ja çfarë i ndodh në tru

Orari veror do të vazhdojë deri në 31 tetor, kur do të kthehet ora diellore.

Parlamenti Evropian ka miratuar propozimin për heqjen e orës verore duke nisur nga ky vit, por deri më tani asgjë nuk është vendosur.