• Kontakt
Tuesday, July 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skavica, një borxh luksi 500 milion euro në kurrizin e varfër të shqiptarëve

18:40 : 23/03/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Parlamenti Shqiptar miratoi këtë të Martë projekt-ligjin që i hap rrugë qeverisë për të negociuar me kompaninë amerikane “Bechtel” për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, një sipërmarrje që llogaritet të kushtojë mbi 500 milionë euro.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se financimi për këtë projekt energjitik do të financohet nga qeveria amerikane, një ditë para se Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe përfaqësuesi i “Bechtel”, Justin Siberell, nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi, në Tetor të vitit 2020.

Për Ramën dhe Ballukun, ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës, në zonën e Dibrës, është një investim madhor në sektorin energjitik dhe që hartimi dhe miratimi i projektit u realizua vetëm falë këmbënguljes së tij.

Në fakt, ka një të vërtetë në deklarimet e Ramës. Ai është i pari kryeministër që po projekton konkretisht ndërtimin e Skavicës.

Lexo edhe:

“Merita i takon dibranëve”/ Berisha: KE denoncoi me forcën më të madhe aferën e Skavicës

“Erdhëm për kërcim, na detyruan të prostituojmë”/ Kolumbianet mbahen “peng” në Tiranë: Na kanë marrë pasaportat

Paraardhësit e tij, megjithëse kanë hartuar projekte të ngjashme, nuk kanë arritur t’i finalizojnë, pasi kostoja për ndërtimin e këtij hidrocentrali është një aventurë e rrezikshme jo vetëm për qytetarët shqiptarë në këtë kohë, por edhe për brezat e ardhshëm.

Deri më tani, kostoja e ndërtimit të Skavicës është përllogaritur në mbi 500 milionë euro dhe, sipas kryeministrit Edi Rama, do të financohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo vlerë pritet të rritet, pasi në një fazë të dytë do të diskutohet për kushtet e financimit, si edhe interesat për këtë hua/grant apo kredi që do të duhet të paguajë shteti shqiptar mbi vlerën e investimit.

Të gjitha këto kosto do të rëndojnë më shumë mbi buxhetin e shtetit dhe taksapaguesve shqiptarë, duke rënduar ndjeshëm borxhin e jashtëm.

Deri më tani, borxhi i jashtëm i Shqipërisë përllogaritet në rreth 8 miliard euro.

Një kontribut për rritjen e ndjeshme të këtij borxhi ka dhënë qeveria “Rama”, sidomos me projektin “1 miliard euro” për ndërtimin/rikonstruksionin e 4 akseve rrugore nacionale, si edhe dështimet spektakolare në Arbitrazhin Ndërkombëtar, pas përplasjen me kompani të ndryshme.

Pas këtyre aventurave aspak normale për financiat shqiptare, tashmë Rama-Balluku dhe deputetët-marionetë nënshkruan symbyllazi projektin e ri, i cili do të shtojë një borxh, më së paku 500 milionë euro të tjera mbi kurrizin e shqiptarëve të varfër dhe ekonomisë së rrënuar të vendit nga keq-qeveria, e shoqëruar edhe me pasojat e tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe pandemisë Covid-19.

Para se të merrte miratimin e Kuvendit, projekti për caktimin e procedurës për negocimin e kontratës me kompaninë “Bechtel” u paraqit nga ministrja Balluku në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë.

Duke e konsideruar ndërtimin e Skavicës një projekt madhor, Balluku u kujdes të theksojë se ky projekt-ligj, pra kushtet për negocimin e kontratës, është pa kosto financiare.

Dhe, në fakt, negocimi për kontratën është pa kosto. Fatura e hidhur financiare pritet të mbërrijë në fazën e dytë të projektit, kur qeveria shqiptare dhe kompania “Bechtel” të ulën për të diskutuar në mënyrë të detajuar termat e financimit.

Etiketa: borxhemarreveshjeSkavica

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Merita i takon dibranëve”/ Berisha: KE denoncoi me forcën më të madhe aferën e Skavicës

13:14 : 22/07/2025
AKTUALITET

“Erdhëm për kërcim, na detyruan të prostituojmë”/ Kolumbianet mbahen “peng” në Tiranë: Na kanë marrë pasaportat

18:29 : 20/07/2025
BOTA

E zbulon Zelensky: Po negociojmë me Trump një mega-marrëveshje për dronë

21:09 : 17/07/2025
BOTA

Ukraina tërhiqet nga traktati që ndalon minat tokësore kundër personit

20:29 : 15/07/2025
AKTUALITET

Humbje dhe borxhe të papaguara/ Kompania private sekuestron Inceneratorin e Elbasanit

17:07 : 15/07/2025
SPORT

Manchester City arrin akordin me “Puma”, do të përfitojë 1 miliardë euro në 10 vite

16:34 : 15/07/2025
Para

Përgjysmohen testimet/ 303 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri! Harta

TË GJITHA

Vjosa Osmani i kërkon Gjykatës Kushtetuese zgjidhjen e krizës në Kuvendin e Kosovës

18:12 : 22/07/2025

Kualifikueset e Champions/ Drita përballë Copenhagen, formacionet zyrtare

18:10 : 22/07/2025

Dinamo favoriti i vetëm, superkompjuteri “eliminon” dy ekipe shqiptare nga Liga e Konferencës

17:57 : 22/07/2025

Vazhdon “telenovela” Shabani-Lapaj: S’dua më të bëhem deputet

17:51 : 22/07/2025

Zjarret në Kosovë shkaktojnë dy viktima, mbi 320 vatra në javën e fundit

17:50 : 22/07/2025

Kapet jahti me emigrantë të paligjshëm në Kanalin Anglez, 4 shqiptarë pasagjerë

17:33 : 22/07/2025

Tirana, rrethimi dhe siguria mbajnë peng rikthimin e klubit në “Selman Stërmasi”

17:31 : 22/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com