• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Basha: Ne do të ndajmë vit për vit, 50 mln euro për infrastrukturën e zhvillimit rural

14:40 : 20/03/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i PD-së Lulzim Basha vijoi turin e takimeve në qytetin e Beratit ku vizitoi një plantacion ulliri në fshatin Bilç. Basha u shpreh se fermerët janë shtresë që është lënë më shumë në harresë këto 8 vite. Ai u zotua se me ndryshimin që do vij në 25 prill, qeveria e ardhshme do të subvencionojë çdo vit fermerët me 100 milion euro në bazë të prodhimit.

“Duke subvencionuar pothuajse plotësisht disa prej imputeve kryesore, fidanët, farat, pesticidet dhe të tjera pjesë të kostos së punës, sipas Bashës arrijmë një çmim konkurrues në treg”, tha kreu i PD. Ai gjithashtu tha se do të ketë vit për vit 50 milionë euro për infrastrukturën e zhvillimit rural dhe të ushqimit.

Fitim Zaimi, pronari i plantacionit, tha se infrastruktura është në gjendje shumë të keqe, si dhe problem është mungesa e tregut dhe fuqisë punëtore për shkak të emigracionit.

BISEDA

Fitim Zaimi: Është një investim që, këtu janë mbi 140 mijë drurë ullinj dhe rreth një mijë hektarë. Unë kam investuar këtu për herë të parë në vitin 2010 me një hua të AZHBR-së.

Lexo edhe:

Përfshihet nga flakët një shtëpi dykatëshe në Berat

Për zgjedhje bizneset “harruan” të paguajnë, detyrimet arritën në 4.7 miliardë lekë

Janë të gjitha me kursimet e mija, çfarë kam arritur deri më sot. Kuptohet që huaja është hua me interes zero po gjatë këtyre viteve ka goxha problematika e para ne infrastruktura për këtë zonën tonë. E para, është infrastruktura, pastaj problemet e tjera këtu janë goxha të mëdha. Ka goxha prodhim, prodhimi këtë vit ka qenë me bollëk. Shitja ka qenë në nivele skandaloze. Çmimet e ulëta, mungesë tregu! Duam, nuk duam kemi pasur edhe mungesë në fuqinë punëtore. Domethënë, ikja dhe largimi nga vendi krijon edhe mungesën e fuqisë punëtore.

Lulzim Basha: Sa punëtorë ke pasur përpara?

Qytetari: Unë mbajë shtatë deri në tetë punëtorë me kohë të pjesshme jo me kohë të plotë. Katër jemi me kohë të plotë të tjerët janë me kohë të pjesshme. Unë nuk kisha punëtorë për të vjelur ullinjtë sivjet.”

Lulzim Basha: Problemi është që jo vetëm që ka një kaos total por ka edhe klientelizëm. Ju e dini fare mirë që importi i ushqimeve është një nga problemet kryesore që kemi neve dhe po të shikosh bilancin tregtar të Shqipërisë një pjesë e madhe e ushqimeve që shqiptarët konsumojnë vijën nga jashtë ndërkohë që kjo ju ushtron një presion të jashtëzakonshëm të prodhimit të brendshëm edh epo të ishim në kushte normale por në fakt nuk jemi në kushte normale.

Atëherë çfarë duhet bërë, e para dhe kryesorja në programin tonë është mbështetja direket për fermerin dhe ju e dini se ne nuk kemi dy muaj, as dy vjet, kemi katër apo pesë vjet që e kemi deklaruar këtë një prioritet absolut të politikave që qeverisjes së ardhshme dhe kjo do të thotë, kur flasim për politikat, kur diskutojmë për prioritete, bëhet fjalë për financat se fjalët i merr era premtimet boshe i dëgjuam për tetë vite me radhë, kjo do të thotë që janë ne për fermerin shqiptar do të ndajmë vit pas viti 100 milionë euro mbështetje direkte në bazë të prodhimit dhe kjo vlen për fermerin pra për kultivuesin, për blegtorin vlen edhe për industrinë e argo përpunimit sepse në fund të fund të fundit garancia jeni ju industria e argo përpunimit që këto prodhime të arrijnë në treg.

Duke subvencionuar pothuajse plotësisht disa prej imputeve kryesore, fidanët, farat, pesticidet dhe të tjera pjesë të kostos së punës çfarë bëjmë? Ne arrijmë një çmim konkurrues në treg dhe prodhimi ynë që është jashtëzakonisht cilësor, ulliri i Beratit është, e thamë, një tog fjalësh i pa ndarë në shtëpitë shqiptare nga Vermoshi në Konispol, ulli Berati. Ne në këtë mënyrë jo vetëm mbrojmë prodhimin ton por arrijmë ta nxjerrim atë në tregun ton dhe arrijmë të stimulojmë po kështu edhe eksportin duke thjeshtuar procedurën e certifikimit të prodhimit shqiptarë për të shkuar në tregun europian se nuk i mungon asgjë ullirit ton krahasuar me ullirin e Greqisë apo vendeve të tjera të Mesdheut është një pasuri e jashtëzakonshme, e lashtë e kultivuar dhe më një traditë që nuk është shkëputur as në kohë të vështira.

Domethënë janë gjëra që ju i dini fare mirë, unë i kam dëgjuar nga ekspertët tanë që janë ekspertët më të mirë në Shqipëri dhe në rajon. Po kemi potencial të jashtëzakonshëm për ta kthyer eksportin e ullirit dhe të vajit të ullirit në një nga degët me fitimin më të madh për fermerin shqiptarë.

Tani të vijmë të pjesa e dytë, infrastruktura që përmende. Ne do të ndajmë vit për vit 50 milionë euro për infrastrukturën e zhvillimit rural dhe të ushqimit.

Çfarë do të thotë ? Do të thotë vaditje, do të thotë kullim, do të thotë energji elektrike, do të thotë rrugët e aksesit, do të thotë rrjeti i tregjeve sepse bëhet prodhimi dhe nuk shkon në treg po kështu ndihmë për përpunimin që nga magazinimi, frigoriferët dhe tek përpunimi. Të dyja janë politika standarde të Bashkimit Europian. Nuk kam shpikur gjë unë.

Nuk ka shpikur gjë as Partia Demokratike as Lulzim Basha, janë politika standarde të Bashkimit Europian që sigurisht BE financon me miliarda euro por Maqedonia financon120-130 milionë euro, një vend me buxhet të ngjashëm si Shqipëria, shumë më i vogël se ne, Kosova po kështu. Pra nuk është se mungojnë paratë ka munguar dëshira, ka munguar vullneti, ka munguar vëmendja ndaj jush. Të gjithë shqiptarët janë braktisur këto 8 vite po askush nuk është braktisur më keq se fermeri shqiptarë.

Etiketa: BashaBeratbiznese

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përfshihet nga flakët një shtëpi dykatëshe në Berat

17:21 : 05/06/2025
business man financial inspector and secretary making report, calculating or checking balance. Internal Revenue Service inspector checking document. Audit concept
AKTUALITET

Për zgjedhje bizneset “harruan” të paguajnë, detyrimet arritën në 4.7 miliardë lekë

15:45 : 02/06/2025
AKTUALITET

Kadri Mehalla fundos dhjetra kreditorë/ ‘Gol’ miliona euro Raiffeisenit, Tatimeve dhe 40 bizneseve

11:12 : 30/05/2025
AKTUALITET

Kujdes individë e biznese! Nëse nuk paguani taksat, tatimet do t’ju bllokojnë makinat në pronësi

14:03 : 28/05/2025
AKTUALITET

Dalin pamjet e shpërthimit me lëndë plasëse në derën e një lokali në Berat/ VIDEO

21:54 : 27/05/2025
AKTUALITET

Tritol lokalit në Berat/ Detajet e reja: Dy djemtë e pronarit plagosën me thikë një të moshuar

11:00 : 25/05/2025
Para

Gjyshja 62-vjeçare e “Për’puthen +40”: Dua burrë me kaçurrela dhe të gjatë

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com