• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bilanci i një viti pandemie në Shqipëri, Rama zgjodhi ekonominë përpara shëndetit

08:29 : 14/03/2021
në AKTUALITET, BOLD BLOG, SHENDETI

Kemi kaluar një vit që askush nuk e priste. Fillimi i marsit 2020 solli një kthesë të paparashikuar të ngjarjeve në të gjithë botën, përfshirë Shqipërinë.

Vendi u detyrua të mbyllej menjëherë, në linjë me atë që po ndodhte me shpejtësi në të gjithë Europën, përballë një virusi, që nuk njihej dhe nuk dihej se si mund të luftohej. Me ekuacionin që atëherë kishte shumë të panjohura, të gjitha vendet zgjodhën të mbronin shëndetin përballë ekonomisë, derisa të arrinin gradualisht zgjidhjen e tij, ose nëpërmjet kurimit, apo duke shpikur vaksinën.

Sot, kur ka kaluar një vit nga nisja e pandemisë, bilanci i asaj që ka ndodhur në vend, është i dukshëm:

-Qeveria zgjodhi ekonominë përpara shëndetit: Mbyllja e menjëhershme në tremujorin e dytë kishte pasoja të rënda për ekonominë. Prodhimi i Brendshëm Bruto ra me 10.2% në tremujorin e dytë, pas një tkurrje prej 2.5% në të parin, duke shënuar ecurinë më negative që nga viti 1997. Ritmet e rënies u ngadalësuan në të tretin, por për 9-mujorin (të dhënat e fundit të disponueshme), vendi është tkurrur me 5.52%. Pas mbylljes së fortë, qeveria nuk “guxoi” më me karantina të tjera të ashpra, duke u mjaftuar me disa kufizime të lehta.

Nuk e bëri këtë as në nëntor dhe dhjetor, kur vala e pandemisë ishte e fortë, duke rritur ndjeshëm fatalitetet në vend dhe duke krijuar mbingarkesë në sistemin shëndetësor. Në prag të zgjedhjeve, shpenzimet buxhetore vijuan me vrull, duke hapur fronte pune për projekte të mëdha infrastrukture, çka i lë më pak hapësirë për të përballuar shpenzime të papritura, përkundrejt këshillave të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Lexo edhe:

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

Tirana e tejkalon dhe Milanon, ndër 6 qytetet më të shtrenjta në Europë

-Vdekshmëria në vend është rritur mbi mesataren europiane: Zgjedhja e ekonomisë para shëndetit (një dilemë në fakt që shtetet e zhvilluara e morën në favor të jetës) nuk erdhi pa pasoja. Në 2020-n, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, numri i jetëve të humbura u rrit me mbi 26%, që është më e larta në Europë (e dyta është Maqedonia me +22%).

Të dhënat paraprake nga Gjendja Civile, tregojnë se nga marsi i vitit 2020 deri në shkurt të vitit 2021, janë rreth 8,500 vdekje më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, me një rritje prej rreth 39%, në raport me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Vetëm në katër muajt e fundit, nëntor 2020-shkurt 2021, kur kulmuan dy valë pandemie (nëntor-dhjetor dhe pastaj në shkurt) dhe qeveria rezistoi të mbyllte vendin, janë shënuar rreth 6000 fatalitete shtesë, ose rreth 70% e totalit të humbjeve të jetëve shtesë në një vit pandemi.

-Informaliteti u rrit: Indikatorët indirektë, si rritja e parasë jashtë bankave, që ka arritur në nivele rekord, apo investimet rekord në pasuritë e paluajtshme gjatë periudhës së karantinës tregojnë për një rritje të informalitetit në ekonomi. Një raport i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) theksonte se Shqipëria mbetet e pambrojtur ndaj pastrimit të parave, për shkak të korrupsionit, krimit të organizuar dhe sektorit informal, përfshi paratë që hynë nga jashtë.

-Kriza nxori në pah problemet strukturore të ekonomisë. Përqendrimi te tregtia dhe shërbimet, numri i madh i subjekteve të vogla, niveli i lartë i vetëpunësimit (gati 35% e totalit), informaliteti i punës, mungesa e konkurrueshmërisë, shfrytëzimi vetëm i avantazhit të krahut të lirë të punës, mungesa e sofistikimit etj., ishin probleme strukturore të ekonomisë sonë, që u përkeqësuan dhe më shumë gjatë pandemisë. Ritmet e mbylljes së subjekteve të vogla janë shtuar (për janar-shkurt të këtij viti, bizneset që kaluan në status pasiv u rritën me 26%). Ndryshimet strukturore që pritej të ndodhnin gradualisht kanë përshpejtuar ritmin dhe në afat të shkurtër, kjo mund të sjellë përkeqësim të treguesve të vetëpunësimit.

-Normaliteti i ri do të vazhdojë gjatë. Ndonëse shumë ndryshore të ekuacionit tashmë janë të njohura, zgjidhja e tij duket larg fundit. Lajmet e mira për vaksinat dhe efikasitetin e tyre shpesh sfumohen me variantet e reja të viruseve, që përhapen më shpejt apo janë më vdekjeprurës.

Këtë vit, njerëzit e kanë ndryshuar stilin e tyre të jetesës, bizneset janë detyruar të reflektojnë, vetëm qeveria duket se e ka marrë pak më lehtë. Teksa parashikimet mbeten gjithnjë të vështira, për momentin veç një gjë është e sigurt: duhet të mësohemi e përshtatemi, pasi bashkëjetesa me virusin duket se do të jetë e gjatë! /Monitor/

Etiketa: bilancipandemiaShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

22:17 : 28/10/2025
AKTUALITET

Tirana e tejkalon dhe Milanon, ndër 6 qytetet më të shtrenjta në Europë

08:16 : 28/10/2025
AKTUALITET

Raporti ngre alarmin: 75% e ujërave në Shqipëri të ndotura! Zonat më problematike

19:46 : 25/10/2025
AKTUALITET

I dyshuar për akte terroriste, predikuesit të njohur fetar i ndalohet hyrja në Shqipëri

18:46 : 23/10/2025
AKTUALITET

Në Shqipëri vdekshmërie nga ndotja e ajrit gati 3-fish më e lartë se mesatarja e BE-së

15:25 : 23/10/2025
AKTUALITET

“Klanet në Tiranë marrin tendera në këmbim të votave”/ Il MATTINO: Si u kthye Shqipëria në narko-shtet

12:31 : 23/10/2025
Para

Ndriçimi zbulon mesazhin që i dërgoi ish-gruaja pasi u bë pjesë e "Për’puthen +40"

TË GJITHA

Krim makabër! Djali djeg të gjallë nënën dhe xhaxhain në Greqi, më pas hidhet nga ballkoni (VIDEO)

22:07 : 31/10/2025

SHBA rrit presionin, Venezuela i drejtohet Moskës dhe Pekinit për ndihmë

22:05 : 31/10/2025

Më e madhja dhe e ndritshmja, pse nuk duhet ta humbisni hënën e artë të nëntorit

21:55 : 31/10/2025

Alimehmeti: Veliaj duhej të ishte në burg për akuza më të rënda si inceneratori dhe ”5D”

21:53 : 31/10/2025

“Legen, dil jashtë”/ Qytetarët në Kamëz “i zenë derën nga halli”, Rakip Suli i ofendon (VIDEO)

21:37 : 31/10/2025

Balluku e pandehur nga SPAK, Lala: Po hetohet edhe për dosje të tjera

21:34 : 31/10/2025

Lumi Fan i mori shtëpinë, prej 8 vitesh jeton në kontenier, ende pa dëmshpërblim

21:20 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com