• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dëbimi i dyshimtë i të huajve/ Gjykata e Lartë e Shqipërisë rrëzon mitin e “sekretit shtetëror”

16:29 : 10/03/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Gjykata e Lartë vendosi një standart të ri mbi trajtimin e çështjes delikate për përdorimin e dokumenteve “sekret shtetëror” të shërbimit inteligjent në proceset gjyqësore, si edhe ligjshmërinë e vendimeve të Ministrisë së Brendshme për dëbimin nga Shqipëria të shtetasve të huaj.

Vendimi vjen në një moment, kur qeveria shqiptare është kritikuar ashpër nga organizmat ndërkombëtarë të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, sidomos pas dëbimit kontrovers të disa shtetasve të dyshuar si pjesë e Lëvizjes “Gulen”, vendime të cilat për komentatorë të ndryshëm duket se janë pasojë e një “idili” mes kryeministri shqiptar Edi Rama dhe homolohut të tij turk, Rexhep Taip Erdogan.

Një temë e tillë, ka pasur trajtime gjyqësore të ndryshme ndër vite, duke e vendosur shtetin shqiptar në pozitë konflikti me një seri vendimesh të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut (Strasburgut).

Trupa e Gjykatës së Lartë, me kryesues Sokol Sadushi dhe anëtar Ervin Pupe e Ilir Panda, ka zbardhur së fundmi një vendim të marrë në datën 1 Shkurt 2021, mbi rekursin e shtetasve egjiptianë Hanem Mohamed dhe Abdelaziz Ibrahim.

Lexo edhe:

Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit

Meta kërkon heqjen e masës “arrest me burg”, Gjykata e Lartë cakton datën e seancës

Gjykata e Lartë konkludoi se dokumentet me siglën “sekret” i duhen nënshtruar kontrollit gjyqësor, për aq sa është e mundur që të bëhet publike dhe se e kundërta, pra mos-paraqitja e tyre përbën shkak për cënim të procesit të rregullt ligjor.

Largimi i bashkëshortëve egjiptianë

Dy bashkëshortët dhe tre fëmijët e tyre, njëri prej të cilëve i lindur në Shqipëri dhe me shtetësi shqiptare, kishin 13 vite në vendin tonë, para se një vendim i Ministrit të Brendshëm në vitin 2008, i  urdhëronte ata të largoheshin nga territori i vendit tonë.

Ministria e Brendshme e mbështeti vendimin në një informacion të Shërbimit Informativ Shtetëror ndaj dy bashkëshortëve, të cilët në Shqipëri drejtonin dy organizata jo-qeveritare.

Vendimi i Ministrisë së Brendshme u pasua nga një Urdhër i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, që caktonte se Hanem Mohamed dhe Abdelaziz Ibrahim duhet të linin menjëherë territorin e Shqipërisë.

Dy bashkëshortët egjiptianë e kundërshtuan vendimin në gjykatën e Tiranës.

Në seancë, trupa gjyqësore kërkoi nga pala e paditur, pra Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, që të tregonin arsyet se përse kishin marrë vendimin për largimin e dy shtetasve egjiptianë nga Shqipëria.

Të paditurit pretenduan se informacioni i mbërritur nga Shërbimi Informativ Shtetëror ishte i klasifikuar, ai nuk mund të bëhej publik dhe, për këtë arsye, nuk mund të ishte pjesë e shqyrtimit gjyqësor.

Gjykata e Tiranës pranoi padinë e shtetasve egjiptianë, duke rrëzuar vendimin për largimin e tyre nga Shqipëria, për faktin se nuk e gjeti të bazuar, si pasojë e mos-dorëzimit të dokumentit sekret shtetëror.

Po ashtu, gjykata konstatoi se vendimi për largimin e dy bashkëshortëve nuk përfshinte tre fëmijët e tyre të mitur, për të cilët nuk kishte asnjë zgjidhje se si do të qëndronin në Shqipëri pa prindërit e tyre.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit e ankimuan vendimin në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Kjo e fundit, në vitin 2009, konkludoi se vendimi i institucioneve ishte i ligjshëm dhe duhej zbatuar.

Sipas Gjykatës së Apelit, vendimi për largimin e shtetasve të huaj nga Shqipëria është në diskrecionin e Ministrit të Brendshëm.

Hanem Mohamed dhe Abdelaziz Ibrahim u larguan nga Shqipëria, së bashku me tre fëmijët e tyre, ndërkohë që vijuan betejën ligjore në Gjykatën e Lartë.

Në vitin 2012, Gjykata e Lartë vendosi mospranimin e rekursit, duke konstatuar se “nuk përmban shkaqe të parashikuara në ligj”.

Beteja vijon në Gjykatën Kushtetuese. Në vitin 2015, Gjykata Kushtetuese vendosi shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë për mospranimin e rekursit, duke konstatuar shkelje të procesit të rregullt ligjor si rezultat i mosgjykimit brenda afatit të arsyeshëm, si edhe dërgimin e çështjes po në Gjykatën e Lartë”.

Sekreti shtetëror

Pas disa viteve, të karakterizuara nga mungesa e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, çështja u riaktivizuar sërish nga kjo gjykatë, pas emërimit të tre anëtarëve të rinj.

Në rishqyrtimin e çështjes “Hanem Mohamed dhe Abdelaziz Ibrahim”, Gjykata e Lartë mori në analizë të detajuar dy momente; 1) përdorimin e dokumentave “sekret shtetëror” në proceset gjyqësore dhe 2) interesin më të lartë të fëmijëve, duke u mbështetur edhe në praktikën e Gjykatës së Strasburgut.

Gjykata e Lartë arriti në përfundimin se vendimi i Gjykatës së Apelit, e cila vendosi largimin e dy bashkëshortëve egjiptianë nga Shqipëria, duhet prishur, pasi “nuk është respektuar parimi i procesit të rregullt ligjor, duke duke mos u dhënë mundësi palëve paditëse të mbrohen efektivisht dhe të ushtrojnë të drejtat e garantuara nga parimi i kontradiktoritetit në gjykim”.

Në vendimin e datës 1 Shkurt 2020 të Gjykatës së Lartë, lexohet se “palët paditëse nuk kanë qenë në gjendje të mbrohen gjyqësish dhe të ushtrojnë efektivisht të drejtën e padisë, apelit apo rekursit, pasi ato nuk kanë arritur të debatojnë mbi dokumentin kryesor (të Shërbimit Informativ Shtetëror) që ka shërbyer si bazë për dëbimin e tyre”.

Sipas Kolegjit së Gjykatës së Lartë, trupa e Gjykatës së Apelit ka pasur detyrimin që të shqyrtonte, qoftë edhe pjesërisht dokumentin e klasifikuar dhe, duke respektuar konfidencialitetin, të arrinte në përfundim mbi rastin.

Interesi i fëmijëve

Duke shfrytëzuar jurisprudencën e Strasburgut, trupa e Gjykatës së Lartë rithekson se, nëse

nga dëbimi i familjes, ose i prindërve preken fëmijët, në çdo rast duhet të mbahet parasysh interesi më i lartë i fëmijës dhe mirëqenia e tij.

Gjykata e Lartë konstaton se Gjykata e Apelit Tiranë “nuk ka marrë në konsideratë faktin se njëri nga fëmijët e mitur të paditësve është shtetas shqiptar, si dhe nuk ka analizuar ndikimin dhe pasojat që do t’i vinin nga dëbimi i prindërve të tij, sipas urdhrit të ministrit të Brendshëm”.

Në përfundim, kolegji i Gjykatës së Lartë shprehet se, “Gjykata Administrative e Apelit, tashmë si një gjykatë kompetente, gjatë rigjykimit të kësaj çështje duhet të bëjë të gjitha përpjekjet për të garantuar zhvillimin e një procesi të rregullt ligjor”, përfshirë shqyrtimin e dokumentit “sekret shtetëror”, si edhe çështjen e fëmijëve.

Etiketa: debimi i te huajveGjykata e lartevendimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit

19:43 : 16/09/2025
AKTUALITET

Meta kërkon heqjen e masës “arrest me burg”, Gjykata e Lartë cakton datën e seancës

18:29 : 15/09/2025
AKTUALITET

Ilir Meta: Futja e opozitës në Kuvend, vendim i drejtë!

20:56 : 11/09/2025
AKTUALITET

SPAK dërgoi dosjen për gjykim, Veliaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë

15:41 : 11/09/2025
AKTUALITET

Inceneratori i Elbasanit/ Alqi Bllako kërkon pafajësinë në Gjykatën e Lartë

16:51 : 03/09/2025
AKTUALITET

Kandidate për në Gjykatë Kushtetuese, Naureda Llagami “fsheh” punësimin tek Soros

10:20 : 27/08/2025
Para

Studimi/ Sëmundja vdekjeprurëse e derrit mund të ketë çuar në përhapjen e Covidit tek njerëzit

TË GJITHA

Shoferi i prokurorit Alfred Shehu kërcënoi efektivin e rrugores, policia: Gardisti nxorri armën

10:07 : 19/09/2025

Kurti: Nuk jemi prishur me Amerikën, por kemi dallime

10:02 : 19/09/2025

Miliona euro me “Eco-Elb”/ Nuri Balla i “Ergi” shpk, “manovra” për t’i shpëtuar hetimit të Prokurorisë

09:53 : 19/09/2025

VIDEO/ Rrëmbyen e mbytën me litar Renis Dobrën, pamje nga momenti i arrestimit të vëllezërve Bushgjoka

09:45 : 19/09/2025

Si u përhap në Myzeqe skema piramidale me kriptomonedha

09:43 : 19/09/2025

Aksident i rëndë në aksin Tiranë–Durrës, një i vdekur dhe dy të plagosur

09:27 : 19/09/2025

Sot ceremonia e betimit të qeverisë së re në Presidencë

09:14 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com