• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lista për deputetë, Rama “eleminon” grupin e “Reformës në Drejtësi”

17:59 : 09/03/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, po e përdor “Reformën në Drejtësi” si një prej kuajve të tij kryesorë të betejës elektorale të 25 Prillit, megjithëse ndryshimet kushtetuese të vitit 2016 u miratuan me konsensus absolut të të gjithë partive parlamentare.

Megjithatë, në leksikun e tij, Rama u kërkon votën qytetarëve, duke premtuar se ai dhe vetëm ai e do drejtësinë dhe reformimin e saj.

Por, përtej deklaratave propagandistike, Rama ka zhbërë të gjithë socialistët, të cilët u përfshinë jo vetëm në reformën kushtetuese, por edhe në emërimin e zyrtarëve të “drejtësisë së re”, të cilët i siguruan kryeministrit një kontroll thuajse absolut mbi gjyqësorin dhe prokurorinë.

Në listat e kandidatëve për deputet, të dorëzuar mesnatën e kësaj të Hëne, Edi Rama ka përjashtuar nga postet fituese, ose ka nxjerrë tërësisht nga gara elektorale deputetët, të cilët i angazhoi në hartimin e Reformës në Drejtësi.

Lexo edhe:

Irena Gjoka si turpi i drejtësisë së rilindur

Video/ Skandali në Shkollën e Magjistraturës, ja si kopjohet në provime. Rakipi nuk mban asnjë përgjegjësi

I pari, Fatmir Xhafaj, ai që përkëdhël sedrën e tij duke u vetëquajtur “babai i Reformës” dhe njëkohësisht vëllai i trafikantit Agron (Geron) Xhafaj, e sheh veten i 23-ti në listën e kandidatëve të Partisë Socialiste në Tiranë.

Duke marrë në konsideratë se PS, në ditët e saj më të mira, nuk ka arritur të marrë këtë numër deputetësh në kryeqytet, duket qartë se Fatmir Xhafaj është vendosur vetëm si “numëror topi” në listën e hartuar nga Edi Rama.

Vasilika Hysi, një prej deputeteve më të angazhuara për t’i dorëzuar drejtësinë kryetarit të saj, u detyrua të qëndrojë jashtë liste. Në një fjalim “prekës” para drejtuesit të partisë, ish-profesoresha deklaroi se u dorëhoq nga angazhimi parlamentar, për t’u hapur rrugë më të rinjve.

Pas largimit të Hysit, rruga iu hap ekspertes së tërmeteve, Luljeta Bozo, e cila, me statusin e stërgjyshes, natyrisht nuk mund të quhet “e re”.

Spartak Braho, i cili iu ribashkua Partisë Socialiste pas militoi për disa vjet në Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe gjithashtu një prej anëtarëve të Komisionit të Reformës në Drejtësi, gjendet në vendin e 28 në listën e kandidatëve të maxhorancës aktuale në Tiranë.

Me këtë pozicion, duket se Rama ka vendosur ta nxjerrë përfundimisht në pension “Baba Takun”.

Pandeli Majko, ish-kryeministër, aktualisht Ministër për Diasporën dhe një prej anëtarëve të Komisionit të Reformës në Drejtësi, duhet të kryqëzojë gishtat dhe të shpresojë që Partia Socialiste të marrë deri në 19 mandate në Tiranë, pozicion ku gjendet sipas dokumentit të dorëzuar nga Rama në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Nëse Majko nuk arrin të fitojë mandatin e deputetit, ai, me shumë mundësi, do të fillojë të shkruajë libra kujtimesh, pasi do të ketë shumë kohë të lirë.

Në listën e mungesave është edhe Adnor Shameti, i cili iu bashkua grupit të “Reformës në Drejtësi” me ndërhyrjen e Fatmir Xhafajt. Shameti deklaroi pak ditë më parë se nuk do të ishte pjesë e listave për deputet, pasi nuk pranonte që të ishte i renditur poshtë ish-lsi-stave, Nasip Naço e Gledion Rehovica në Berat.

Klotilda Bushka, gjithashtu pjesëmarrëse në grupin e Reformës në Drejtësi dhe një prej prurjeve të hershme të Erion Veliajt në Partinë Socialiste, gjendet numri 16 në listën e Tiranës.

Nuk është një pozicion shumë i lakmuar, por gjithësesi përfshihet brenda numrit të deputetëve të fituar nga Partia Socialiste në zgjedhjet e vitit 2017.

Një pozicion më të privilegjuar duket se kanë ish-reformistët, Ulsi Manja dhe Ermonela Felaj. Ata janë të renditur përkatësisht në vendin e gjashtë dhe të trembëdhjetë në listën e kandidatëve të Socialistëve për Tiranën.

Etiketa: listat kandidatetreforma ne drejtesi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Irena Gjoka si turpi i drejtësisë së rilindur

17:44 : 05/05/2025
AKTUALITET

Video/ Skandali në Shkollën e Magjistraturës, ja si kopjohet në provime. Rakipi nuk mban asnjë përgjegjësi

20:57 : 28/03/2025
AKTUALITET

Berisha: Reforma në drejtësi në Shqipëri është eksperimenti më i shëmtuar në Europë

20:45 : 28/03/2025
AKTUALITET

Rama: Na vjen keq për ‘shokët e partisë’ në burg, por jemi krenarë për Reformën në Drejtësi

10:12 : 21/03/2025
AKTUALITET

“Reforma në Drejtësi’ u bë për të shkatërruar opozitën”/ Bushati: Cilës Amerikë t’i besojmë?

18:56 : 27/02/2025
AKTUALITET

Bushati: Jemi bëri shembull sesi shkatërrohet drejtësia për të luftuar opozitën

22:29 : 26/02/2025
Para

Koronavirusi/ 629 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri! Harta

TË GJITHA

VIDEO/ Në Elbasan, pas plehrave, u venë zjarrin edhe varrezave

19:46 : 06/07/2025

Zjarri në Elbasan/ Llatja: Ndjesë për tymin, por do vazhdojë dhe dy ditë, zjarrin e fikëm me shkumë

19:32 : 06/07/2025

“Gruaja e xhaxhait shkonte me të dashurin tim”/ Skandal familjar? Vjollca nga Devolli trondit me rrëfimin

19:12 : 06/07/2025

Kriza e sotme e të shprehurit shqip!

18:59 : 06/07/2025

20 mijë € për letra false/ Dera e laboratorit “sekret” ishte brenda garderobës, hapej me çelës dritash

18:43 : 06/07/2025

Tragjedia në Teksas/ 59 viktima nga përmbytjet, ende të zhdukur 27 fëmijë 

18:24 : 06/07/2025

Turizëm mes kaosit, 15 kilometra trafik në Lezhë

18:18 : 06/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com