• Kontakt
Friday, October 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandal/ Tenderi 25 mln USD, Benet Beci i KESH kërkon agronom për rikonstruksionin e rrugës së Komanit  

18:39 : 08/03/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Një tender i shpallur pak javë më parë nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) për rikonstruksionin e rrugës në hidrocentralin e Komanit, po karakterizohet jo vetëm nga shifra gjigande e fondit limit, rreth 25 milionë dollarë, por edhe nga numri i lartë i kritereve abuzive, të cilat orientojnë procedurën drejt një fituesi të paracaktuar.

Në 8 Shkurt 2021, KESH-i shpalli procedurës për “rikonstruksionin e rrugës Qafë Qelë (Vau i Dejës)-Koman”, me fond limit 2.5 miliardë lekë të reja pa TVSH. Tenderi pritet të mbyllet në fillim të Prillit 2021

Korporata, e drejtuar nga Benet Beci, kërkon që operatorët e suksesshëm duhet të kenë më së paku 500 të punësuar gjatë 6 muajve të fundit, një kërkesë tejet e ekzagjeruar, sipas konstatimeve të Komisionit të Prokurimit Publik, i cili e ka marrë në shqyrtim paraprakisht procedurën.

Lexo edhe:

PS “blen” kryetarin e PD-së Kuçovë, Juliana Memaj i jep 220 mln lekë pa garë Nerian Pashos

Skandal në Bashkinë e Krujës! Bushi i jep çdo vit tenderat e pastrimit kompanisë së trafikantëve të drogës (DOKUMENTET)

Po ashtu, një kërkesë e ekzagjeruar është edhe fakti që kërkohet nga operatorët ekonomikë që të kenë të punësuar të paktën 30 inxhinjerë, ndërkohë që për punë të tilla nevojitet një numër shumë herë më i vogël.

Por, ajo që konsiderohet tërësisht absurde në tenderin 25 milionë dollarësh të Korporatës Elektro-Energjitike Shqiptare është fakti që kompanitë konkurente duhet të kenë të punësuar edhe një agronom.

Sipas dokumentave të tenderit, të konsultuar nga “Boldnews.al”, KESH-i kërkon që “operatori Ekonomik duhet të ketë në stafin e tij të punësuar, të cilët të figurojnë në listë-pagesat e shoqërisë të paktën për periudhën Korrik – Dhjetor 2020…të paktën një agronom”.

Komisioni i Prokurimit Publik, i investuar në bazë të ankimit të një prej operatorëve të interesuar për tenderin 25 milionë dollarësh, vlerëson se “kjo kërkesë nuk është e argumentuar nga ana e autoritetit kontraktor si edhe nuk shfaqet e nevojshme për realizimin e punimeve, mbështetur në preventivin e zbatimit të punimeve”.

Ndërkohë, procedura e prokurimit publik ka edhe një sërë problematikash të tjera, të konstatuara nga Komisioni i Prokurimit Publik.

Një ndër to lidhet me një licensë specifike për punimet të natyrës mjedisore.

Korporata Elektro-Energjitike Shqiptare kërkon që operatorët duhet të jenë të pajisur me licensë të tipit NP-12/G, për punime të inxhinjerisë së mjedisit.

Kompania që është ankuar pranë Komisionit të Prokurimit Publik pretendon se kjo kërkesë tejkalon detyrimet ligjore për llojin e tenderit.

Po ashtu, lidhur me këtë kriter, kompania ankimuese ngre dyshime se ajo është vendosur për të orientuar tenderin gjigand drejt fituesit të paracaktuar.

“Në dijeninë tonë deri pak muaj më parë asnjë kompani vendase nuk e plotësonte kategorinë NP-12/G dhe kjo do të bëjë që të mos kemi konkurrencë ose ketë ta plotësojë vetëm 1 (një) kompani që mundet të ketë nxjerrë ketë kategori enkas për ketë tender dhe procedura përsëri do të jetë pa konkurrencë”, shkruhet në ankimin e pranuar nga Komisioni i Prokurimit Publik.

“Boldnews.al” kreu një verifikim mbi kompanitë e licensuara dhe konstatoi se një licensë të përafërt e kishte një kompani që ka fituar tendera të ndryshëm në institucionet energjitike që gjenden në qarkun Shkodër, qytet ku me shumë mundësi pritet të kandidojë Benet Beci për deputet në radhët e Partisë Socialiste.

Megjithëse situata me kompaninë shkodrane mund të jetë koincidencë, “akuza” e kompanisë ankimuese është gjendur e pranueshme nga Komisioni i Prokurimit Publik, i cili ka kërkuar nga KESH-i që të modifikojë kriteret e tenderit.

 

Etiketa: becikompaniatender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PS “blen” kryetarin e PD-së Kuçovë, Juliana Memaj i jep 220 mln lekë pa garë Nerian Pashos

11:54 : 24/10/2025
AKTUALITET

Skandal në Bashkinë e Krujës! Bushi i jep çdo vit tenderat e pastrimit kompanisë së trafikantëve të drogës (DOKUMENTET)

22:18 : 20/10/2025
AKTUALITET

Minatorët e Spaçit akuzojnë kompaninë “TETE Albania” se po hakmerret me shkarkime nga puna

13:31 : 18/10/2025
AKTUALITET

PD: Kandidati i PS-së në Cërrik ka marrë tendera nga Bashkia përmes kompanisë së vajzës së tij

10:53 : 18/10/2025
AKTUALITET

Si Arlinda Pogaj e OBP skualifikoi 13 kompani për t’i dhënë tenderin “Inerti shpk”/ Lidhjet me Veliajn

10:39 : 16/10/2025
AKTUALITET

Arlinda Pogaj e OBP i jep familjes Qefalia tenderat e ushqimeve për “Ushtarakun” dhe “Maternitetin”

12:43 : 14/10/2025
Para

‘100 dështimet e Ramës’/ Basha: Në 8 vite qeverisje përmirësoi marrdhëniet me Serbinë dhe i përkeqësoi me Kosovën

TË GJITHA

I akuzuar për kontrabandë, korrupsion e vjedhje, GJKKO lë në burg Juxhin Kokën

16:17 : 24/10/2025

Ekonomia e betonit/ Qeveria pranon se Shqipëria ka 27.5 milionë m2 banesa të pabanuara

16:13 : 24/10/2025

Furnizonte me drogë 800 klientë në ditë, arrestohet shqiptari në Angli/ EMRI

16:11 : 24/10/2025

Grupi Parlamentar i PD-së kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj opozitës

15:54 : 24/10/2025

“E kam gjetur vendin për dasmën”/ Erik Fullani drejt martesës me Sara Hoxhën?

15:53 : 24/10/2025

Pas 8 muajsh ngërç, Kuvendi i Kosovës vendos datën për votimin e Qeverisë Kurti

15:44 : 24/10/2025

“Motra pret t’i bashkohet vëllait”, Këlliçi pasi SPAK mori nën hetim Ballukun: Veliaj po tërheq këmbën zvarrë

15:42 : 24/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com