• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Të vërteta të thjeshta

21:09 : 07/03/2021
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Erl Kodra

Edi Rama po shkon drejt fundit të mandatit të dytë si Kryeministër, dhe me shumë gjasa, edhe fundit të tij politik. Ky shkrim nuk do të jetë një koment rreth asaj se çfarë mund të ndodhë, ose se çfarë duhet të ndodhë. Në të vërtetë, ajo çfarë mund dhe ajo çfarë duhet janë shumë afër, megjithse, si gjithmonë ka përpjekje intensive për ta ndalur zhvillimet dhe ruajtur status quo – n. Unë jam përpjekur të identifikoj ato forca të interesuara për të ruajtur pushtetin e Ramës, forca të cilat rezultojnë se shtrihen që prej botës së errët të krimit dhe deri në majat e pushtetit politik dhe mediatik. Sigurisht, kjo gjendje nuk erdhi papritur, por është rrjedhojë e mentalitetit dhe realitetit shqiptar – e një shoqërie thellësisht të korruptuar dhe kriminale.

Së pari, mjedisi shoqëror shqiptar është thellësisht kriminal. Të mos rrejmë veten, por të gjithë e kemi kriminelin tonë, nëse nuk e kemi në shtëpi, e kemi në fis. Krimet e kryera nga kriminelët shqiptarë janë nga më të rëndat, ku dominon krimi i vrasjes. Nëse i hedhim një sy faqes së Interpolit, nga 7558 të kërkuar në të gjithë botën, Shqipëria ka 82 vrasës në kërkim ndërkombëtar, Gjermania 10, Franca 27, Italia 8, Greqia 4, dy prej të cilëve janë shqiptarë. Prandaj nuk kemi pse të çuditemi nëse vrasësist arritën të kenë në Parlament përfaqësuesin e tyre, ndërkohë, Mafia ia doli të marrë plotësisht në zotërim Partinë Socialiste të Shqipërisë. Është krejt tjetër histori nëse duam ta pranojmë realitetin, ose më keq akoma, nëse duam ta ndryshojmë këtë realitet. Por fakti mbetet fakt; çdo akt i qeverisjes aktuale është i ndikuar dhe i marrë për interesa të mafias lokale dhe ndërkombëtare.

Kush dëshiron mund ta lexojë ndryshe tekstin tim, por unë nuk kam ndërmend të bëj asnjë kompromis me faktet dhe realitetin në të cilin jetojnë shqiptarët. Puna është se, edhe nëse askush nuk shkruan për këto fakte, ato përsëri aty do të jenë, një realitet që të këputë leqet e këmbëve.

Ndërkohë që zgjedhjet e 25 Prillit janë afër, Edi Rama po i jep goditjen përfundimtare edhe atyre pak elementëve socialist që kishin mbetur në atë parti, duke i zëvëndësuar ata me qenie të komandueshme dhe pa personalitet. Duket sikur grupi i Ramës në Parlamentin e ardhshëm do të jetë një përzierje interesante, me të deleguar të mafias lokale dhe ndërkombëtare (ku dominon Ndrangheta) ndërsa vet Rama, do të jetë i përgatitur për çdo skenar të mundshëm. Me shumë gjasa, humbja e Edi Ramës do të pasohet me kaos dhe larje hesapesh, për projekte të ndërprera në mes, për shuma të majme të parapaguara dhe kontrata konçensionesh të papërfunduara anembanë vendit. Kjo është arsyeja pse Edi Rama kërkon me çdo kusht mandatin e tretë. Nëse e keni vënë re, ai e thotë hapur: “Unë kërkoj mandatin e tretë për projektet e mbetura përgjysëm”. Ndërkohë, në mungesë të një programi ekonomik dhe politik, më qartë se kaq, nuk ka.

Lexo edhe:

Meta uron Sergio Mattarella për rizgjedhjen si President i Italisë

Nga Vlora në Paskuqan/ Ja kush janë kryetarët e degëve që dolën kundër Lulzim Bashës

Kështu, Edi Rama do të përdorë të gjitha mjetet për të arritur qëllimin. Në një botë ideale, një njeri si ai do të ishte askushi, por në botën që jetojmë ne shqiptarët, Edi Rama është padyshim njeriu më i rëndësishëm. Përndryshe, Tom Doshi do të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 Prillit me një parti të blerë nga Skënder Gjinushi, ndërsa Ymer Lala do të jetë aktor dhe ortak me Ramën nëpërmjet të deleguarve të tij. Një kombinim interesant po ndodhë ndërkohë në Listat e Ramës, ku emrat e “të përjashtuarve” si Vangjush Dako, do të përzihen në mënyrë origjinale nëpërmjet delegimit, me emrat e papërlyer (sic) të Damian Gjiknurit, Taulant Ballës dhe Ilir Ndraxhit me shokë.

Edi Rama nuk ka nevojë të blejë, ose manipulojë, ose tjetërsojë të gjitha votat. Sigurisht ai do të blejë vetëm një pjesë të vogël votash, aq të papërfillshme sa të mos bjerë në sy, por të mjaftueshme sa të marrë mandate të pamerituara. Krejt tjetër gjë që në Shqipëri ka të vërteta që vdesin dhe askush nuk i thotë në televizion. Meqë ra fjala, të gjithë e dinë se Ramës i duhet të blejë vetëm 1 përqind të votave, sepse gati 2 përqind të tjera i ka siguruar në tavolinë nëpërmjet reformës territoriale; akoma 2-4 përqind të tjera nëpërmjet “partive” të dala nga Partia Demokratike, të paktën dy deputet ia siguron Tom Doshi, të tjerë ia siguron Dhëndri i Qifes, e kështu, dukshëm këto do të jenë mjetet dhe “programi politik” i tij.

Shpesh herë kam shkruar për televizionet kryesore në vend dhe “korifenjtë” e gazetarisë shqiptare. Në fakt, sipas një këndvështrimi të thjeshtë, ata janë përgjegjësit, në mos të them ndryshe, vrasësit me pagesë të shpresës së shqiptarve. Unë nuk do të bëj retorikë, por thjesht do të rendis disa fakte.

Javën e kaluar tek Blend Fevziu ishte Monika Kryemadhi në denoncimin sipas saj të aferës së Inceneratorit të Tiranës. Krejt tjetër gjë se kush e bënte këtë denoncim, se kush është Znj. Kryemadhi, por fakti është se ajo ishte dhe mbeti një shfaqje e shëmtuar televizive. Blend Fevziu, i ndihmuar nga Lorenc Vangjeli dhe Plarent Ndreca kryen një ndër avokatitë më të shëmtuara publike, për një ndër aferat më kriminale të mafias lokale dhe mafias ndërkombëtare në fushën e pastrimit të plehrave. Ishte trishtuese se si një “personalitet” i gazetarisë televizive si Blend Fevziu, bashkë me dy personazhe të tjerë, pastronin me sa mundeshin një ngjarje ekonomike kriminale, ku janë të përfshirë masivisht një numër shumë i madh kriminelësh lokal, që nga Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, disa Ministra dhe vet Kryeministri Edi Rama.

Në të vërtetë, kjo situatë është pothuaj në shumicën e televizioneve krysore të vendit. Gazetarët më të njohur televiziv, me vetëm dy – tre përjashtime të vogla, janë hapur në mbështetje të krimeve të Kryeministrit. Them krimeve, sepse, sipas fjalorit, unë nuk mund të gjejë një fjalë tjetër adekuate për të përshkruar të gjitha ngjarjet kriminale të ndodhura përgjatë 8 viteve, dhe ku të mos jetë i përfshirë Edi Rama, direkt ose indirekt. Është fakt i pamohueshëm se Edi Rama dhe Ministrat e tij, bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë janë të përfshirë direkt edhe në manipulimin e provave dhe fakteve penale. Puna është se këto fakte pastrohen dhe manipulohen çdo ditë nga mediat kryesore në vend, çka ka sjellë humbjen e shpresës se ne mund të ndryshojmë fatin tonë. Tek e fundit nuk janë vetëm kriminelët që janë kaq të fuqishëm, sa të mund të marrin peng një shoqëri të tërë, por janë ndihmësit e tyre që kanë zënë pikat kyçe të komunikimit publik.

Në një rend të drejtë, ku gjërat janë ashtu siç duhet të jenë, Blend Fevziu, Eni Vasili, Sokol Balla dhe Alban Dudushi do të shpreheshin hapur në mbështetje të ndryshimit, të paktën do të bënin një përpjekje në drejtim të shpresës, se ky vend mund të bëhet. Më e pakta, ata do të kishin guximin të thonë se Skënder Gjinushi, Kryetari aktual i Akademisë së Shkencave, ia ka shitur partinë Tom Doshit, dhe se ky i fundit është një mafioz i demaskuar, i cili do të marrë pjesë në zgjedhje, për të mbështetur Kryeministrin Edi Rama.

Etiketa: politike boldnews host domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Meta uron Sergio Mattarella për rizgjedhjen si President i Italisë

21:17 : 29/01/2022
AKTUALITET

Nga Vlora në Paskuqan/ Ja kush janë kryetarët e degëve që dolën kundër Lulzim Bashës

21:49 : 17/11/2021
AKTUALITET

Shqipëria u vetëofrua për strehimin e afganëve/ Ambasada zbardh telefonatën Blinken-Rama

00:02 : 20/08/2021
AKTUALITET

Pas Andreas Manos dhe anëtarëve të PD, dorëhiqen dhe 51 përfaqësues të tjerë të PD në Korçë

12:04 : 09/08/2021
AKTUALITET

Denoncimi/ Qeveria rilindase financon biznesin e gruas së kryebashkiakut të Divjakës

16:06 : 20/06/2021
AKTUALITET

Holanda i jep ‘dritën jeshile’ hapjes së negociatave me Shqipërinë, por me kushtin që ….

20:12 : 17/06/2021
Para

Listat e kandidatëve, Yuri Kim: Drejtuesit politikë e kanë të qartë përgjegjësinë për figura të pastra

TË GJITHA

Profilet në Facebook nga Vietnami përmbytin intervistën e Ramës në ‘Opinion’

12:06 : 10/05/2025

VIDEO virale/ Erion Braçe fajëson mediat për mimikat gjatë fjalimit të Olta Xhaçkës

12:00 : 10/05/2025

Nga Çil Pali tek Lul Morina/ Rama lëshon biznemenët me background kriminal rrugëve për të blerë vota

11:54 : 10/05/2025

Vrasja në Has/ Burg për Ylber Jakun, avokatja: Autoritetet s’parandaluan ngjarjen

11:53 : 10/05/2025

Përpjekjet për një armëpushim njëmujor, udhëheqësit evropianë mbërrijnë në Kiev

11:42 : 10/05/2025

E rëndë në Lushnjë! Gruaja i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i 8-të i pallatit

11:39 : 10/05/2025

The Daily Signal: Sali Berisha do udhëtojë drejt SHBA menjëherë pas zgjedhjeve

11:24 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com