Kampioni i kuq shpërthen ndaj lojtarëve: Lërini pordhët, jeni asgjë para Partizanit

Edmond Dosti, kampion me Partizanin në vitin 1993 dhe golashënuesi më i mirë i atij sezoni në Superiore, ka reaguar keq pas humbjes që “Demat e kuq” pësuan sot kundër Skënderbeut.

Ish-sulmuesi shënjestron lojtarët, të cilët i cilëson si frikacakë dhe u bën thirrje t’i lënë pordhët mënjanë për shkak se para Partizanit ata janë asgjë.

“Urime për fitoren Skënderbeut. Edhe mundet të humbasësh nga ekipi në fund të tabelës, por të luash pa personalitet kjo është e papranueshme.

Prandaj u bëj thirrje disa lojtarëve t’i lënë pordhët mënjanë, se s’janë asgjë para Partizanit. Jeni lojtarë frikacakë dhe pa zemër, lojtarë të paprekshëm nuk ka”, shkruan Dosti në llogarinë e tij në “Facebook”.