• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pse Najada?

20:52 : 05/03/2021
në AKTUALITET, OP-ED, POLITIKE

Nga Ergys Mërtiri

Najada Çomo nuk ka spikatur për ndonjë arritje profesionale. Askush nuk e përmend për ndonjë vlerë të veçantë si mjeke, apo për ndonjë mbresë tek pacientët në raste kritike. Por kjo nuk do të thotë se ajo nuk është e aftë si shefe, e aftë jo për të përmbushur detyrën duke ofruar një produkt në dobi të qytetarëve, por për të plotësuar nevojën e dëshpëruar të qeverisë për të fshehur proplemet e për të fabrikuar një panoramë pas së cilës të fshihet.

Znj. Çomo ka punuar fort në këtë drejtim. Ajo është investuar fuqishëm në fabulën që qeveria ka krijuar për pandeminë, duke u vetëprojektuar në një rol protagonisti në serialin kinematografik të ERTV-së mbi këtë çështje.
Sigurisht, ka plot mjekë që kanë sakrifikuar vërtetë shumë në këtë histori.

Por, jo të gjithë kanë mundësinë dhe aftësinë që ta konvertojnë punën e tyre në imazh publik. Drejtoresha, jo vetëm që ka ditur ta bëjë këtë mjaft mirë, por madje ka arritur të kapitalizojë edhe sakrificat e të tjerëve, e impostuar mediatikisht si komandante e “vijës së pare” të frontit kundër “armikut të padukshëm”, pa harruar këtu modestinë për ta bashkëndarë kapitalin e saj personal me qeverinë, së cilës i duhet kaluar patjetër pjesa më e madhe e meritave.

Znj. Çomo ka ditur gjithashtu të shtrëngojë me dorë të hekurt gjuhët e vartësve të saj “heronj”, për të mos nxjerrë në publik asgjë që dëmton qeverinë, në një kohë kur mosbesimi tek sistemi shëndetësor është në nivele dramatike: asnjë ankesë, asnjë problem, asnjë informacion. Për muaj me rradhë, terri informativ dhe mungesa e plotë e transparencës, u zëvendësua me videoklipe raportimesh e kronikash që transmetonin plot patos e solemnitet, soap opera-n e qeverisë, ku heronjtë bluzëbardhë përleshen si titanë me vdekjen, me kurajë, durim, përkushtim, në një shërbim spitalor të avancuar e modernizuar ku, nga pamjet, ke qejf të kurohesh.

Lexo edhe:

Shqiptarja nga Frankfurti thirrje protestuesve: Hapi i parë, heqja e këtij regjimi diktatorial

A ndërhyri Rama për shtyrjen e arrestimit të Ballukut? Braho-opozitës: Paraqitni provat në SPAK

Jo vetëm kaq, por zonja në fjalë, ka punuar mirë për t’i vënë “heronjtë” në rresht para Kryeministrit sa herë që ai dukej në spital për videoklipet e veta. Gjithashtu, ajo është treguar e përkushtuar, edhe në cilësinë e anëtares së Komitetit të Ekspertëve, duke miratuar pa hezitim çdo vendim të qeverisë, e duke mbrojtur më pas në publik gjithçka, sado e pambrojtshme qoftë.

Madje ajo është vetëofruar edhe në frontin e vërtetë, atë kundër “armikut të dukshëm”, duke sulmuar opozitën, për gjëra që nuk kanë të bëjnë fare me detyrën e saj. Ajo nuk ngurroi të vendosë fytyrën e saj as kur u denoncua fshehja e numrit të vdekjeve, duke e shfaqur problemin sikur gjithçka ishte në përgjegjësi të spitalit. Duke shërbyer si truprojë, ajo është hedhur mbi qeverinë për të marrë mbi trupin e saj shigjetat e akuzave që kanë shenjestruar Kryeministrin. Natyrisht që do shpërblehet për të gjitha këto.

Por përtej të gjithave, Najada Çomo ka profilin tipik që i intereson Ramës për vetë mënyrën sesi ai qeveris, të cilin e gjejmë tek pjesa me e madhe e ministrave të tij. Prej kohësh ai tashmë qeveris me njerëz jopolitikë e joprofesionistë, të cilët kanë disa veti të thjeshta, por të arta, për atë çfarë atij i nevojitet: Janë të bindur, të nënshtruar, të përkushtuar, të gatshëm për të zbatuar çdo urdhër sado të papranueshëm, si dhe të përshtatshëm për të ofruar një imazh në vitrinën e kukullave me kurdisje të qeverisjes. Pra Rama kërkon të rrethohet nga burokratë, pa profil politik dhe pa skrupuj profesionalë, nëpërmjet të cilëve ai përmbush të gjitha tekat dhe nevojat e tij publike.

Nga ana tjetër, politikën e vërtetë, atë të magazinimit të parave dhe votave ai e bën me ortakët realë nga bota e oligarkisë me të cilët ndan tortën e pushtetit, si dhe me të fortë lokalë nga bota e krimit, nëpërmjet të cilëve organizon armatën e çunave problematikë për maksimalizimin e votës. Një pjesë të këtyre të fundit, Rama nuk ka ngurruar t‘i përfshijë në parlament në këta 8 vjet dhe shihet që po i shton në këto zgjedhje. Pra, dy modelet e kandidatëve tipikë me të cilët ai po shkon në zgjedhje ndahen midis këtyre dy kategorive: Kukullave burokratike dhe gangsterëve politikë. Najada i duhet për të plotësuar kolorin e kategorisë së parë.

Etiketa: ERGYS MERTIRInajada comoRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqiptarja nga Frankfurti thirrje protestuesve: Hapi i parë, heqja e këtij regjimi diktatorial

21:25 : 15/07/2026
AKTUALITET

A ndërhyri Rama për shtyrjen e arrestimit të Ballukut? Braho-opozitës: Paraqitni provat në SPAK

11:51 : 15/07/2026
AKTUALITET

Qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Ju erdhi fundi!

22:20 : 07/07/2026
AKTUALITET

Arkivoli simbolik në protestë, reagon Rama: Hienat e politikës rrëmbyen “flamingot”

15:02 : 05/07/2026
AKTUALITET

Protesta hyri në muajin e 2-të/ Rama: Mercenarë nga Prishtina dhe Tetova shfaqen si diasporë

08:57 : 02/07/2026
AKTUALITET

Qytetarët nuk ndalin marshimin, mijëra njerëz drejt Astirit

22:32 : 11/06/2026
Para

Shifrat e frikshme të marsit/ Mbi 4200 të infektuar dhe 99 viktima në 5 ditët e para

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş