• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KLGJ rrëzon kërkesat e gjyqtares Hoxha për thirrjen e dëshmitarëve

16:05 : 04/03/2021
në AKTUALITET, VETTING

Këshilli i Lartë Gjyqësor vlerësi se kërkesat e gjyqtares së Krujës, Enkeleida Hoxha për thirrjen si dëshmitarë të zyrtarëve të burgjeve, të shërbimit dhe të dy prokurorëve, nuk kanë lidhje me objektin e procesit disiplinor që po zhvillohet ndaj saj për lirimin e disa të dënuarve.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGj vendosi të enjten të rrëzojë kërkesat e gjyqtares së Krujës, Enkeleida Hoxha për thirrjen si dëshmitarë të zyrtartëve të institucioneve të vuajtjes së dënimit dhe shërbimit të provës, si dhe për administrimin në cilësinë e provës të disa vendimeve gjyqësore.

Ndërkohë KLGj pranoi kërkesën e Hoxhës – e pranishme në seancë, për ti dhënë më shumë kohë për të paraqitur parashtrimet e saj lidhur me kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë që kërkon shkarkimin e saj nda detyra për lirimin e padrejtë të disa të dënuarve për krime të rënda.

Gjyqtarja Enkeleida Hoxha gjendet në paraburgim që prej 11 shkurtit kur u arrestua së bashku me 11 persona të tjerë, mes tyre disa zyrtarë të Gjykatës së Krujës dhe një avokat, që dyshohen si pjesë të një strukture kriminale që synontr të lironte disa të dënuar që e vuajnë dënimin e burgun e sigurisë së lartë në Fushë-Krujë, kundrejt përfitimeve monetare.

Ajo po gjykohet për të njëjtat motive në procesin disiplinor në KLGJ, ku ILD kërkon shkarkimin e saj për vendimet e lirimit e të ndjerit Hekuran Billa – i dënuar me burgim të përjetshëm në Mbretërinë e Bashkuar për një vrasje të kryer në 2006-ën; Endrit Dokles, një prej krerëve të “Bandës së Durrësit” i dënuar me burgim të përjetshëm dhe lIlir Pajës, i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 17 vjet burg.

Lexo edhe:

Synonte të bëhej gjyqtare, KLGJ rrëzon kërkesën e motrës së Belinda Ballukut, Pamela Qirko

Mbyllin mandatin në dhjetor, Gjykata e Lartë shpall vakancën për 3 anëtarë të KLGJ

Gjyqtarja Enkeleida Hoxha pohoi në fillim të seancës se kishte shumë për të thënë, por shtoi se për momentin u qëndronte parashtrimeve të përfaqësuesit të saj ligjor, avokatit Ardian Visha.

Gjithashtu, ajo këmbënguli që të thirreshin si dëshmitarë në këtë proces Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili dhe juristi Ardit Londo, përfaqësusi i Shërbimit të Provës Arjan Kulluri, prokurori Bujar Memia, prokurori në pension Bujar Çipi dhe i lirurari Ilir Paja, kërkesë e parashtruar në seancën parardhëse, kur avokati Visha i kërkoi KLGj-së që të administronte si provë edhe disa vendime gjyqësore dhe akte.

KLGj i rrëzoi këto kërkesa në unanimitet duke argumentuar se dëshmitarët dhe pjesa më e madhe e akteve dhe vendimeve gjyqësore nuk kanë lidhje me objektin e procedimit disiplinor. Për një vendim të Gjykatës së Lartë, kryetarja e KLGj, Naureda Llagami tha se gjendej në dosjen e përcjellë nga ILD.

Pasi KLGj u bëri thirrje palëve për të paraqitur konkluzionet përfundimtare, gjyqtarja Enkeleida Hoxha kërkoi kohë për të paraqitur parashtrimet e saj. Ajo solli në vëmendje se gjendej në paraburgim prej 11 shkurtit dhe kërkoi që situata ku gjendej të mos ndikonte në qëndrimin e KLGj.

Avokati Ardian Visha e cilësoi unanimitetin dhe artikulimin e KLGj për rrëzimin e kërkesave për thirrjen e dëshmitarëve dhe administrimin e akteve si një provë që sjell paragjykim se procesi nuk është i rregullt.

Në fund KLGj vendosi t’i japë kohë gjyqtares Enkeleida Hoxha që të përgatisë parashtrimet e saj deri më datë 11 mars, ora 10:00. /BIRN/

Etiketa: gjyqtarehoxhaKLGJ

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Synonte të bëhej gjyqtare, KLGJ rrëzon kërkesën e motrës së Belinda Ballukut, Pamela Qirko

14:02 : 10/07/2026
AKTUALITET

Mbyllin mandatin në dhjetor, Gjykata e Lartë shpall vakancën për 3 anëtarë të KLGJ

15:20 : 27/06/2026
TV cameras in raw
AKTUALITET

Nuk lejohen kamerat në proceset gjyqësore, Televizionet kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të KLGJ

12:10 : 18/06/2026
AKTUALITET

Shqiptarët po marrin vetë hak, rastet e “vetëgjyqësisë” u rritën me 34% në vitin 2025

10:17 : 21/05/2026
AKTUALITET

KLGJ shpall vakancat në Apel për anëtarët e Kolegjit të Posaçëm

18:39 : 20/05/2026
AKTUALITET

Shqipëria poshtë standardeve të BE-së, me mungesë të dukshme gjyqtarësh për banor

13:28 : 12/05/2026
Para

Skandal/ Në Kamëz i përjashtojnë banorët nga ndihma ekonomike se kanë televizor

TË GJITHA

Rrëfehet gruaja e serbit që “u thith” nga ajri në avionin e Ryanair: Na ndihmoi shumë një shqiptar

08:56 : 15/07/2026

“Berliner Zeitung”: Dua Lipa kundër qeverisë shqiptare! Qytetarët fituan mbështetësen më të shquar

08:36 : 15/07/2026

Eurostat: 1.8 milionë banorë kanë emigruar (neto) nga Shqipëria gjatë 35 viteve

08:24 : 15/07/2026

Këmbimi valutor 15 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:11 : 15/07/2026

Sot ditë përvëluese, temperaturat shkojnë deri në 38 gradë

08:09 : 15/07/2026

Spanja mposht Francën dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

23:12 : 14/07/2026

Horoskopi 15 Korrik: Dashuri të reja për beqarët, debate në çift dhe surpriza me paratë

23:01 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobet güncel girişMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş