Kamioni “turk” merr “peng” doganën, oborrtari pranë Ramës nuk lejon të preket

Nga Basir Çollaku

Kamioni me mall nga Turqia merr “peng” doganën duke vënë në rresht drejtuesit e saj në çdo nivel. Një oborrtar qeveritar fshihet pas kësaj rrëmuje dhe askush nuk po mundet të hapë dyert e kontrollit.

Cila është lidhja e tij me kryeminstrin e vendit Edi Rama? Antikontrabanda është totalisht e pafuqishme të ndalojë, kontrollojë, hapë kontenierë, kamionë, trailer, ngarkesa të cilat kanë targa të njohura të pushtetit dhe qeverisë. Kështu ka ndodhur sot me një mjet që sillte mallra nga Turqia, por nuk dihet se çfarë ka brenda saj sepse dikush kujdeset për të mos u prekur. Grupet në terren nuk i binden eprorit që urdhëron kryerjen e veprimeve të duhura proceduriale dhe ligjore. Po kush është subjekti SH.RR, që është i paprekshëm në doganë dhe autoritetet nuk kanë këllqe të bëjnë detyrën? Përgjegjësi i kontrolloreve urdhëron veprime, por doganierët duke ditur se për kë bëhet fjalë nuk reagojnë aspak. Asnjëri nuk ka nge në këtë fund sezoni dhe mandate të bëjë sherr me punëdhënësit politikë me sa duket. Janë miliona euro në muaj dhe biznesmeni është ndër sponsorët e një klubi futbolli me strehim të dukshëm qeveritar.

Kjo i jep atij fuqi për mos prekjen e kamionit nga doganierët të cilët më së shumti kanë pritur fundin e turnit për tua lënë në dorë kolegëve në ruajtje dhe me mundësi që deri në mëngjes të ketë ndodhur dicka gjatë natës, për ta hequr nga duart këtë ngarkesë të “minuar’. Policia është ende në dilemë se cfarë të bëjë, sepse urdhërat janë ende duke u përpunuar politikisht. Ngjarja ka ndodhur në orët e mesditës së të enjtes në doganë dhe në këtë përplasje me shumë gjasë do të dalin të humbur agjentët e thjeshtë ashtu siç ka ndodhur në raste të tjera. Drejtoria e Përgjithshme ka thirrur një mbledhje urgjente për të diskutuar rastin. Kamioni në orët e vona të pasdites është futur në mbikqyrje, sigurisht nën vëzhgim kamerash për të pritur veprime të mëtejshme dhe biznesmeni të njihet me vendimin e autoriteteve doganore.

LEXO EDHE  FOTO/ Kush është autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan

Në dijeni të këtij rasti është vënë dhe Minsitria e Financave që deri në orët e vona nuk është se ka reagaur për të dhënë një zgjidhje të këtij problem jo të vogël. Ka ndodhur dhe në raste të tjera që nata të jetë më e dobishme për kamionët dhe pronarët e tyre. A do të shkarkohet kjo ngarkesdë gjatë natës duke fikur dhe kamerat dhe në mëngjes të jenë të gjtihë të kënaqur biznesmeni dhe drejtuesit e doganave.

Sigurisht dhe miqtë e tyre opolitikë të cilët përfitojnë sponsorizime të shëndetshme në periudha të konsiderueshme aq më tepër në këtë kohë elektorale.

Një ditë më parë është publikuar në media dhe denoncimii i bërë nga ish-drejtori i antikontrabandës aktualisht përgjegjës i sektorit të antikontrabandës detare Marjan Lacaj që vinte në dijeni Drejtorin e Përgjithshëm dhe minsitren e financave për një kontrabandë të shfrenuar dhe me emra konkretë të punojësve që ishin të përfshirë.

Sipas kallzimit të tij për drejtuesit e institucioneve “grupet e Antikontrabandes Tokësore sidomos ato të Kakavijës, Kapshticës, Tiranës dhe të Durrësit dy javët e fundit të muajit dhjetor 2020, kanë përfituar nga aktiviteti kriminal kontrabandist shuma që variojnë nga 15-20 mijë euro në javë, grupet që Ju keni planifikuar në pikat kyçe, për tu ndarë më pas kjo shumë sipas piramidës. Imagjinoni pak se sa kanë përfituar përgjegjesat e turneve dhe kryetarët e doganave ??!!…”

Duket se ka mospërputhje të dhënadh dhe shkresore mes doganave tona dhe të vendeve nga vijnë mallrat, ku regjistrohet gjithçka duke nxjerrë zbuluar aktivitetin e paligjshëm në pjesën shqiptare të doganave/ SHIJAKTV.AL