Eneda Tarifa flet për jetën private: Nuk do lidhesha me dikë më të ri, nuk do më plotësonte

Këngëtarja dhe moderatorja Eneda Tarifa, në një intervistë për “Why Not”, foli për jetën private, duke u shpreh se pas divorcit nuk i thotë “Jo” martesës, nëse “dashuria e madhe i vjen nga qielli”.

Ndërsa theksoi se nuk i pëlqen të lidhet me një mashkull më të ri se vetja, pasi nuk do arrite ta plotësonte në jetën që bën.

LEXO EDHE  Brenda festës luksoze të ditëlindjes së Victoria Beckham (Foto)

“Nuk do lidhesha me dikë më të ri. Nuk mendoj se do më plotësonte jetën që bëj. Martesa vjen si fryt i dashurisë së madhe, dhe nëse vjen nga qielli kjo dashuria e madhe patjetër”,- u shpreh këngëtarja.