Vllaznia-Tirana/ Start fantastik në “Loro Boriçi”, shënohen dy gola brenda 6-të minutave (VIDEO)

Supersfida Vllaznia-Tirana e vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë Superiore, ka nisur me spektakël teksa në 7-të minutat e para të sfidës janë shënuar dy gola.

Fillimisht ka realizuar ekipi shkodran me anë të Deliver në minutën e 3-të. Sulmuesi shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

LEXO EDHE  Kërkohet nga Olimpiakos, klubi i Ferencvarosh fikson çmimin për Myrto Uzunin

Ndërkohë kundërpërgjigja e bardhebluve erdhi vetëm 3 minuta më vonë, teksa Batha riktheu baraspeshën me anë të një goditje dënimi.