• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pandemia përkeqëson maturitetin e borxhit më 2020, rritet rreziku i rifinancimit

15:18 : 25/02/2021
në AKTUALITET, EKONOMI

Cilësia e borxhit publik në drejtim të maturimit shënoi përkeqësim gjatë vitit 2020 si pasojë e efekteve negative që dha pandemia Covid -19.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave afati mesatar i maturimit të borxhit ishte rreth 780 ditë në fund të vitit 2020 nga më shumë se 810 ditë që ishte në mars të vitit 2019 ku ishte edhe kulmi me i lartë i treguesit.

Shkak për përkeqësimin është bërë rifutja në emetim e bonove të thesarit 3-mujore. Kriza e pandemike rriti nevojat për likuiditet të shpejtë, e cila mund të sigurohej me emergjencë nga emetimi i bonove te thesarit me afat të shkurtër kthimi. Fondi Monetar Ndërkombëtar më parë e kishte kritikuar qeverinë shqiptare për mos emetim e bonove me afat maturimi tre mujor për shkak se, ato ishin një rregullator i mirë i likuiditetit.

Sa më i madh të jetë volumi i shumave që maturohen dhe sa më i afërt në kohë, aq më i lartë është risku i rifinancimit dhe anasjelltas. Prandaj rritja e maturitetit të borxhit dhe shpërndarja në kohë e maturimeve ndikon në reduktimin e riskut të rifinancimit.

Nevojat për hua nëpërmjet burimeve të brendshme janë reduktuar ndjeshëm gjatë viteve 2016-2019, duke mundësuar uljen e huamarrjes nëpërmjet titujve afatshkurtër. Ndërkohë, gjatë vitit 2020, nevoja për financim është rritur (plan huamarrja ka shkuar në nivelin 49.9 mld Lekë), në kuadër të masave të mara për përballimin e situatës nga pandemia Covid 19.

Lexo edhe:

Vendi ka humbur një të tretën e popullsisë! 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

“Hajde të pimë kafe”/ Dëshmia e 56-vjeçarit që u mbajt peng: Më kërkuan borxhin e djalit

Huamarrja nëpërmjet titujve afatshkurtër kryesisht ka shërbyer për të realizuar rifinancimin e këtyre titujve dhe menaxhimin e nevojave afatshkurtra për likuiditet, ndërkohë që financimi i deficitit (borxhi i ri) është siguruar kryesisht nëpërmjet titujve afatgjatë, duke qenë në linjë me objektivat për reduktimin e riskut të rifinancimit.

Huamarrja nëpërmjet titujve afatgjatë me norma interesi të ndryshueshme u reduktua gradualisht deri në tërheqjen e këtyre titujve nga tregu. Duke filluar nga muaji gusht 2016, nuk ka pasur emetime të titujve me norma interesi të ndryshueshme.

Mbi 70% e portofolit të borxhit shtetëror përbëhet nga instrumente me norma interesi fikse. Gjatë viteve të fundit ka pasur një tendencë në drejtim të uljes së përqendrimit të instrumenteve me norma interesi të ndryshueshme në portofolin e borxhit të brendshëm, duke reflektuar politikat e ndërmarra në kuadër të menaxhimit të riskut të normave të interesit.

Kërkesa për tituj shtetërorë vazhdon të mbështetet tek investitorët vendas (rezident), ndërkohë që sektori bankar mbetet burimi kryesor i kërkesës. Kërkesa e investitorëve për instrumentet e bonove të thesarit 3 mujore dhe 6 mujore ka një trend në rënie, dhe këto instrumente përdoren kryesisht në menaxhimin e likuiditetit. Përsa i përket instrumenteve me maturitet afatgjatë (obligacione 7 vjeçare dhe 10 vjeçare) vihet re një rritje e moderuar e kërkesës./Monitor/

Etiketa: borxhipandemiarifinancim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vendi ka humbur një të tretën e popullsisë! 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

08:04 : 16/09/2025
AKTUALITET

“Hajde të pimë kafe”/ Dëshmia e 56-vjeçarit që u mbajt peng: Më kërkuan borxhin e djalit

15:48 : 15/09/2025
BOTA

OBSH: Pandemia e radhës mund të shpërthejë në çdo moment

19:37 : 11/09/2025
BOTA

Franca në kolaps, borxhi rekord dhe mundësia që Macron të japë dorëheqjen

08:52 : 03/09/2025
AKTUALITET

Vendi po zbrazet! 10% e shqiptarëve duan të ikin që këtë vit, 33% brenda dekadës

08:20 : 28/08/2025
AKTUALITET

Biznesi i Gonxhes/ Tatimet fshijnë nga sistemi 1.2 mln euro borxhe të kompanisë “Albarent”

22:56 : 24/08/2025
Para

Bilanci ditor i Covid në Kosovë, 5 viktima dhe 437 raste të reja

TË GJITHA

Burgu i Koridhalos / Në sektorin ku vuan dënimin Klodian Lekocaj gjenden armë zjarri dhe plumba

20:27 : 27/10/2025

Berisha lexon mesazhin: Dumani ka bërë ujdi 5 mln euro për dosjen e bashkëpunëtorit të Troplinit

20:25 : 27/10/2025

Nga “ftesa” për Ahmetajn, tek Balluku dhe dosjet e bujshme/ Altin Dumani raporton në Kuvend

20:16 : 27/10/2025

Berisha: Për opozitën Dumani është armik i votës së lirë dhe avokat i korrupsionit

20:10 : 27/10/2025

Berisha: 1 miliard euro të humbura nga inceneratorët dhe pazari i Ramës me CEZ, Dumani “avokat” i vjedhjeve

19:50 : 27/10/2025

Çështja Aruba/ Dumani refuzon sërish të japë koment

19:44 : 27/10/2025

Balliu-Dumanit: Hetoni Taulant Ballën për moskallëzim krimi në dosjen Xibraka

19:30 : 27/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com