• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përse Rama kërkon me zor ta quajnë gomar?

22:51 : 17/02/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ka disa ditë që me shumë imponim, kryeministri Rama kërkon ta cilësojë veten si gomar. Jo në kuptimin e kafshës që nuk kupton, por atë të “kafshës së punës”, të cilit i janë ngarkuar barra të rënda dhe ai po i mban në kurrizin e tij vetëm për ne, qytetarët shqiptarë, të cilët ai i duron, i do shumë dhe po “skatrifikon” fort për ta.

Në ditët e para, kjo batutë nuk ngjiti, madje as meme se bëri kush dhe kryeministri duket se është mërzitur nga kjo pjesë, sepse ai preferon më shumë ta quajë vetën “gomar pune” dhe jo një politikan që ka tetë vite kryeministër dhe ka lënë pas bilance të tmerrshme, ku vendi lundron mes skamjes, korrupsionit në nivelet e larta shtetërore dhe largimeve masive të qytetarëve në kampet e azilit.

“Gomari jam unë gjithmonë kuptohet se unë mbaj ngarkesën, marr dhe të sharat, por kam një mirë që jam gomar që e çoj në destinacion ngarkesën gjithmonë pavarësisht se ata që Faik Konica i quan dembelët aktivë të Shqipërisë nuk më lënë rehat asnjë moment, megjithatë jam mësuar dhe me ta dhe ma bëjnë më të lehtë rrugën se më japin më shumë energji dhe më japin më shumë vendosmëri”, deklaroi sot Rama.

Në tetë vite, kryeministri ka bërë sikur ngarkohet, por ka lodruar në “livadhin” plot me bar, që gjallonte nga hashashi, konçesionet, akuzat e rënda për korrupsionin, shitblerjen e votës dhe dështimin total në integrimin e vendit, duke e larguar gjithnjë e më shumë nga BE.

Lexo edhe:

36 mijë euro fluturimi me charter/ Kryeministria: Udhëtimi i Ramës u mbulua nga “Air Albania”

Çollaku: Shqipëria identifikohet globalisht si shtet i kontrolluar nga grupet narkotike

Në këto pak javë të fushatës që e ndan nga 25 prilli i këtij viti që janë zgjedhjet, Rama nuk ka më gojë të thotë që më jepni mandatin që të qeveris i vetëm dhe me përgjeshmëri, pasi ka afërsisht katër vite që e bën, por po tenton të quhet një “gomar” që shahet, por ai si një kafshë e mirë ul kokën dhe bën vetëm punën.

Në fakt gomari i ditëve të sotme e di mirë se cfarë është bari, e di mirë se nuk është ajo kafsha e barrës që ngarkohet kapic dhe nuk hedh shkelma, duke ndihmur të zotnë në punët e rënda. Problem është se gomari shpesh e ka çuar barrën me mall në duart e oligarkëve. Shpeshherë trafikantët përdornin edhe gomerë për të transportuar hashash…

Gomari që punon në vendet më të varfra, ka një jetëgjatësi prej 12 deri në 15 vjet. Por kryeministri ynë ka 23 vjet në politikë, shumë aktiv dhe vetëm dy vjet ka qëndruar në opozitë, duke mbajtur pushtet për më shumë se dy dekada. Në fakt këtu “gomerët” jetojnë shumë gjatë ne politikë, edhe pse jemi vendi më i varfër në Europë.

Duke mbetur po tek gomari i vërtetë, thirrja e fortë ose pëllitja e gomarit, zgjat zakonisht për njëzet sekonda dhe mund të dëgjohet për më shumë se tre kilometra, mund të ndihmojë në mbajtjen e kontaktit me gomarët e tjerë. Gomarët ndonjëherë kafshojnë, godasin me thundrat e përparme ose duke shkelmuar me këmbët e pasme.

Shumë shkelma janë hedhur mbi qytetarët që protestuan kundër padrejtësive. Dhëmbët u janë thyer artistëve, të rinjve u është vënë shkelmi në fyt, gazi lostsjellës është hedhur mbi protestuesit edhe me urdhër që shkon më shumë se tre kilometra larg, nga “pëllitja” e “gomarit të artë”!

Për më shumë se shtatë vite qytetarët janë goditur, copëtuar nga dhëmbët e pushtetit dhe në fund shkelmuar me këmbët e pasme duke na lënë përdhe dhe gjithnjë e më larg Bashkimit Europian. Po e shohim veten të “integruar” drejt lindjes, pasi udha e gomarit dhe gomerëve që drejtojnë devijoi qëllimisht. Tashmë “pëllasin” se janë kafshë të mira…

Etiketa: BoldnewsgomarRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

36 mijë euro fluturimi me charter/ Kryeministria: Udhëtimi i Ramës u mbulua nga “Air Albania”

08:05 : 28/06/2025
AKTUALITET

Çollaku: Shqipëria identifikohet globalisht si shtet i kontrolluar nga grupet narkotike

18:53 : 27/06/2025
AKTUALITET

“Hipokrit”/ Politikani britanik sulmon Ramën: Merri mbrapsht kriminelët e tu

10:52 : 27/06/2025
AKTUALITET

Andi Bushati: Meta mbahet në burg nga Rama

22:34 : 26/06/2025
AKTUALITET

“Ramaduro, një damkë për Ramën”/ Koka: “Rezonancë” e fortë kundër propagandës së kryeministrit

19:20 : 26/06/2025
AKTUALITET

Socialistët votojnë ligjet të vetëm, opozita braktis sallën, përplasjet në Kuvend (E PLOTË)

18:31 : 26/06/2025
Para

Champions/ Juventus “bie” në Portugali ndaj Portos, fitore me përmbysje për Dortmund

TË GJITHA

Horoskopi, 29 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 28/06/2025

Korriku pritet të jetë muaji më i nxehtë i dekadës së fundit

22:48 : 28/06/2025

47 vatra zjarri ditën e sotme në Shqipëri, 2 prej tyre vijojnë aktive

22:37 : 28/06/2025

Aksion në Tiranë! Makina merr përpara barrierat ndarëse dhe pemën, arratiset por i bie targa

22:22 : 28/06/2025

‘Non grata’ e Berishës/ Ish-këshilltari i Trump: Nuk ishte vendimi i duhur dhe duhet të rishihet!

22:01 : 28/06/2025

A do ketë një shkrirje mes “Nismës Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”? Ja si përgjigjet Shabani

21:50 : 28/06/2025

Putin: Jam i bindur se Rusia do ta fitojë luftën në Ukrainë

21:34 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com