• Kontakt
Monday, November 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arrestimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha, Rama: Monstër që përdori dhe abuzoi me sistemin e drejtësisë

12:33 : 13/02/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Monstër që abuzoi me sistemin e drejtësisë, e ka cilësuar Kryeministri Edi Rama, gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha, e cila u arrestua nga SPAK, pas disa muajsh hetimesh.

Hoxha akuzohet se përmes skemave korruptive lironte nga burgu personazhe të botës së krimit të dënuar për vepra të rënda penale.

Në reagimin e tij, gjatë një konference me gazetarët, Rama tha se për shkak të detyrës merr lajme të këqija nga drejtësia, ndërsa njerëzit i mësojnë nga televizionet apo kur e heqin në kurriz padrejtësinë.

“Për shkak të detyrës unë marrë shumë më tepër nga këto lajme të këqija, dhe e mirëkuptoj cilindo që thotë se spo e them shqip fare: na çave dërrasat me këtë histori! Ku është drejtësia?!

Pse nuk futet në burg ky, ai?! Fakti është që një gjykatëse, një monstër, që e përdori në mënyrë spektakolare forcën e papërgjegjshmërisë dhe abuzimit dhe u habit gjithë dynjaja me vendimet e saj, për të liruar njerëz me burgime të përjetshme, është sot në burg, bashke me rrjetin e saj.

Lexo edhe:

PS refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore/ Bardhi: Edi Rama po asgjëson vetë parlamentarizmin

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

Ky përbën shembullin se si sistemi do të funksionojë. Kërkon shumë durim, ngritja institucioneve të reja, janë një proces i vështirë”, tha Rama.

Sipas tij, ngritja e institucioneve të drejtësisë kërkon shumë durim, pasi janë një proces i vështirë.

“Por më tregoni pak se para 7 vitesh kujt ia rrokte mendja se llumi në sistemin e drejtësisë do të hynte në sistem e drejtësisë.

Por sigurisht në premtuam drejtësi, por si do ta bëjmë drejtësinë? Ne do të bëjmë atë që nuk u bë që nga viti ’91, sepse po të ishin bërë sot do të ishim më para, sepse bebja do të ishte bërë 10 vjeç. Por ne na është që gjërat t’i bëjmë nga e para. Por nuk ka formula magjike që gjërat të bëhen pa forcë lidershipi”, tha Rama.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.14 datë 10.02.2021 caktoi masat e sigurimit “arrest në burg” për shtetasit:

Enkeleida Hoxha, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, e dyshuar për veprën penale penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319/ç dhe 25 të Kodit Penal;

Aldo Tabaku, avokat në dhomën e avokatisë Krujë, i dyshuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i dytë dhe 319/ç të Kodit Penal.

Manuela Mallakuçi, sekretare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, e dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 319/ç dhe 244 të Kodit Penal;

Shkëlqim Korbi, ekspert psikiatriko – ligjor pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, i dyshuar për veprën penale “Ekspertim i rremë”, parashikuar nga neni 309/2 i Kodit Penal;

Sajmir Petani, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/a i Kodit Penal;

Bledar Petani, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyëqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/a i Kodit Penal;

Altin Skëndaj, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/a i Kodit Penal;

Gazmir Nezaj, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëëpunim, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal.

Gentjan Nezaj, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëëpunim, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal.

Isuf Tanuzi, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëëpunim, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal.

Etiketa: akuzagjyqtareRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PS refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore/ Bardhi: Edi Rama po asgjëson vetë parlamentarizmin

13:22 : 01/11/2025
AKTUALITET

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025
AKTUALITET

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025
AKTUALITET

Berisha me FOTO-n e Ramës dhe McGonigal në Kuvend: Ish agjenti i FBI i përfshirë në procesin e vetingut

20:34 : 30/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025
Para

Organizoi takime në kundërshtim me masat anti-Covid, gjobitet kryebashkiaku rilindas

TË GJITHA

Defekt në tubacionin kryesor, këto zona në Tiranë do jenë pa ujë

13:02 : 03/11/2025

Me uniformë dhe stemë policie, kush është i riu që hiqej si polic në Tiranë

12:46 : 03/11/2025

Gara për Avokatin e Popullit, sot afati i fundit për depozitimin e dokumenteve, Balla: Nuk kemi një emër

12:38 : 03/11/2025

Kemi një qeveri të pandehur, ku vetëm Kryeministri është i papandehur…?!

12:28 : 03/11/2025

Balluku e pandehur nga SPAK, a do e mbështesë PS në ushtrimin e detyrës së saj? Ja si përgjigjet Balla

12:28 : 03/11/2025

“Kuvendi po trajtohet si njëpartiak”, Zhupa: Mazhoranca po shkel Kushtetutën me forcën e kartonit

12:19 : 03/11/2025

Shpenzime të tepërta, xhelozi e ndarje, këshilla për çdo shenjë horoskopi gjatë javës së parë të nëntorit

12:11 : 03/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com