• Kontakt
Monday, November 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Leximi i matësve të energjisë çdo dy muaj deri në qershor 2021/ ERE miraton vendimin

08:23 : 09/02/2021
në AKTUALITET, EKONOMI

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka vendosur që leximi fizik i matësve të energjisë për periudhën janar-qershor 2021 të bëhet çdo dy muaj.

Kjo vjen pas kërkesës së Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) në kuadër të situatës së pandemisë së COVID-19 për të minimizuar kontaktet e punonjësve.

Një praktikë e tillë u zbatua edhe përgjatë vitit 2020 ku leximi u bë çdo tre muaj ndërkohë që faturimi mujor u krye në bazë të referencës së konsumit me të njëjtin muaj të një viti më parë. Edhe për 2021 faturimi mujor do të bëhet duke ju referuar konsumit të muajit respektiv në vitin 2020.

ERE vlerëson se nuk ka arsye për të zbatuar këtë praktikë të leximit çdo dy muaj të matësit deri në fund të këtij viti dhe kjo është arsyeja pse qershori është lënë si muaji i fundit i zbatimit.

Në vendimin e ERE thuhet se të gjithë klientët aktivë të kategorisë familjare/jofamiljare, do të faturohen me vlerë referuese zëvendësuese me të njëjtin konsum të muajit përkatës të vitit 2020, dhe në muajin pasardhës, faturimi do të kryhet mbi bazën e leximit të matësit dhe korrigjimin e faturës së muajit paraardhës, nëse konstatohet rrethana.

Lexo edhe:

Dy telefonata në 48 orë, çfarë vendimi po marrin Zelensky dhe Trump

Zbardhet vendimi i Qeverisë, shkarkimin e Erion Veliajt e firmos vetë Edi Rama

“Nga kjo dispozitë përjashtohen kategoritë e klientëve si më poshtë: a) Që në muajin e faturimit me vlerë referuese, kanë faturim 0 kwh në muajin respektiv të vitit paraardhës. b) Kanë ankesë për mbifaturim të energjisë elektrike për muajt për të cilët do të përdoret referenca. c) ) Kanë bërë ose do të bëjnë kërkesë për pezullim/mbyllje të kontratave të energjisë elektrike në proces, pa hequr detyrimin e OSSH sh.a. për vazhdimin e procedurës së pezullimit/mbylljes së kontratave sipas legjislacionit në fuqi” saktëson vendimi.

Po kështu për kontratat e furnizimit me energji elektrike që nuk kanë faturime të muajit referues të vitit të mëparshëm të konsumit me matje të energjisë elektrike, vendimi përcakton që faturimi me vlera referuese të bëhet bazuar në mesataren e konsumit me matje të energjisë elektrike, të regjistruar gjatë vitit të fundit në sistemin e faturimit. Për të gjithë klientët me matje online procesi i leximit dhe faturimit të vazhdojë i pandryshueshëm.

Leximi i matësave të energjisë elektrike për të gjithë kategoritë e klientëve aktiv (familjarë dhe jofamiljarë) do të bëhet në muajin pasardhës të muajit të faturimit me vlerë referuese, dhe nëse konstatohet rrethana do të bëhet korrigjimi në muajin pasardhës duke marrë në konsideratë vlerat e leximit të matësit.

Kur klienti dokumenton mos-konsumim të energjisë elektrike gjatë periudhës së faturimit, objekt i këtij vendimi, OSSH sh.a është e detyruar të bëjë leximin dhe verifikimin e matësit për këta klientë. FSHU sh.a do të faturojë këta klientë në bazë të leximeve me matje. Diferencat që do të rezultojnë ndërmjet faturimit me vlerë referuese zëvendësuese sipas këtij vendimi dhe vlerës reale të konsumit të lexuar në muajin e dytë do të sistemohen brenda muajit pasardhës. /Monitor/

Etiketa: erematesa energjievendimi

Lajme të lidhura

BOTA

Dy telefonata në 48 orë, çfarë vendimi po marrin Zelensky dhe Trump

22:02 : 12/10/2025
AKTUALITET

Zbardhet vendimi i Qeverisë, shkarkimin e Erion Veliajt e firmos vetë Edi Rama

17:58 : 25/09/2025
AKTUALITET

Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit

19:43 : 16/09/2025
AKTUALITET

Ilir Meta: Futja e opozitës në Kuvend, vendim i drejtë!

20:56 : 11/09/2025
AKTUALITET

Shqipëria nën ujë dhe erë: Përmbytje, dëme dhe pasiguri, ndërhyrjet e bashkive të vonuara

16:29 : 30/08/2025
AKTUALITET

Lapaj mbetet jashtë Parlamentit, zbardhet vendimi i KAS: Mandati do t’i kalojë një zonje

20:31 : 24/08/2025
Para

BE, nis debati për të drejtat e të vaksinuarëve

TË GJITHA

Anglisë do t’i mungojnë tre futbollistë për sfidën me Shqipërinë

12:55 : 10/11/2025

Arben Ahmetaj padit Qeverinë Rama në Strasburg/ Akuzat

12:52 : 10/11/2025

Nuk fituan asnjë bashki, Salianji: PD nuk është në rrugën e duhur, ka humbur pasionin

12:47 : 10/11/2025

Rama shfaqet me Ballukun, Bardhi: Kryeministri është peng i saj, janë bashkë në afera e korrupsion

12:46 : 10/11/2025

Përplasi për vdekje këmbësoren dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet 58-vjeçari

12:39 : 10/11/2025

Dosja “Partizani”/ GJKKO rrëzon kërkesat e avokatëve për pavlefshmëri absolute të akteve

12:36 : 10/11/2025

Kina pezullon tarifat portuale ndaj anijeve amerikane

12:31 : 10/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com