• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Deklarata e Yuri Kim/ Lubonja: Krimi bashkëpunon ngushtë me Ramën

18:41 : 01/02/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Analisti Fatos Lubonja e nisi komunikimin e tij me “Skype”, në rubrikën “Opinion”, në News24, me situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit, ku tha se në Shqipëri situata është dramatike.

“Kam shumë raste, të njohur, që kanë pasur probleme, madje edhe me Covid, dhe kur kanë marrë mjekun e familjes iu ka thënë se ‘do ta shkruaj emrin, por nuk e di a do të vijnë’, dhe nuk kanë shkuar fare. E them këtë për të vënë para përgjegjësisë ata që duhet të merren me këtë, se unë e shoh dramatike situatën dhe ndoshta ka hyrë edhe varianti i ri i virusit”, u shpreh analisti.

Duke komentuar reagimin e kryeministrit Edi Rama pas deklaratës së ambasadores Yuri Kim për pastërtinë e kandidatëve në zgjedhjet e 25 prillit, Lubonja u shpreh se në Shqipëri krimi është sheshit, bashkëpunon me politikën dhe me vetë Ramën.

“Kjo është një përsëritje e variantit të ndonjë druri të shtrembër, që nuk e dëmton imazhin e pyllit me drunj të drejtë. Rama kërkon të lajë duart nga çdo lloj përgjegjësie, ndërkohë që sipas mendimit tim, nuk ka nevojë fare për dhoma torturash, por krimi është sheshit në Shqipëri, bashkëpunimi me krimin, duke filluar që nga Rama e poshtë, është sheshit. Mbrojtja e krimit dhe bashkëpunimi me krimin po ashtu është sheshit. Këtu është dhe problemi me ambasadoren amerikane.

Këtu bëhet fjalë për një pyll, që e ka marrë flaka, jo për disa drunj të shtrembër. A po bëjnë lojë dhe ndërkombëtarët, apo janë kaq naivë, këtë nuk di ta them, por duhet të kuptojnë që këto janë thjesht parulla. Këtu ke kryeministrin që bën gati përditë nga një gënjeshtër. Këta na kanë gënjyer për viktimat e Covid, duke na thënë se janë vetëm 1 mijë viktima, kur kanë vdekur 6 mijë persona dhe mendohet se nga Covid-i. Ky vend qeveriset përmes gënjeshtrës dhe këtë ambasadorja, më mirë të bëjë punën si diplomate, se sa të bëjë deklarata të tilla, që tregojnë se nuk e njohin fare realitetin në Shqipëri”, deklaroi ai.

Lexo edhe:

Pas protestës para Kryeministrisë, një grup qytetarësh mblidhen para selisë së PS-së

“Deri sa vdekja t’i ndajë”/ Protestuesit nuk i kursejnë ironitë ndaj Ramës dhe Berishës

Kandidimi i Ramës në dy qarqe, Vlorë e Durrës, a ka rëndësi kjo?

Problemi i Shqipërisë nuk është çfarë thotë Venecia apo çfarë duhet bërë, sepse këta shkelin me këmbë çdo lloj ligji që kanë shkruar. Pak rëndësi ka në sa qarqe kandidon ai. Më duket pak si luks të merresh me rekomandimet e Venecias, kur ne jemi në këtë situatë.

Po programi i PD për ekonominë, shëndetësinë, si ju është dukur?

Besoj se ja vlen të diskutohet për këtë. Ajo që reflekton politika e PD në këtë situatën e tanishme para elektorale është përqendrimi te premtimet për një ndryshim ekonomik. Personalisht mendoj se duhen dy programe, njëri si të rifitosh zgjedhjet, dhe pastaj se ç’do të bësh me zgjedhjet. Ajo që më shqetëson, si njeri që kërkon ndryshim, është fakti se nuk vihet në dukje një shqetësim kryesor, që për mua është shqetësimi i shqetësimeve, premtimi për demokracinë. Duket sikur shqiptarët nuk e kanë shqetësim fare që po dhunohen e përdhunohen.

Shqetësimi për demokracinë duhet të çonte partitë në një ndryshim themelor për të shpëtuar vendin nga një rrezik autoritarizmi. Kjo do të kërkonte një projekt, ndoshta daljen me një listë të përbashkët, që ka synim kryesor themelet e demokracisë, pastaj vijnë të tjerat. Mbi themelet e demokracisë mund të ndërtohen të tjerat, ndryshe shqiptarët do të ikin edhe më. Në këtë kuptim e shoh shumë të qetë programin e PD.

Vota e emigrantëve…

Unë e shoh si një manovër plus, që atyre iu sjell më shumë vota. Mbase është paragjykim, por i bazuar nga gjykimet paraardhëse të bëra jo për t’i shërbyer demokracisë, por për të kapur zgjedhjet. Nëse do të futet vota e emigrantëve, do të jetë një ‘mollë sherri’ më shumë për manipulim të zgjedhjeve. Kur u prish konsensusi i ‘5 qershorit’, mund të presësh çdo gjë. Këtu po bëhet luftë për jetë a vdekje.

Etiketa: krimilubonjaRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas protestës para Kryeministrisë, një grup qytetarësh mblidhen para selisë së PS-së

22:40 : 02/06/2026
AKTUALITET

“Deri sa vdekja t’i ndajë”/ Protestuesit nuk i kursejnë ironitë ndaj Ramës dhe Berishës

19:31 : 02/06/2026
BOTA

Vila të papërshkueshme nga plumbat, tunele me vaska të nxehta dhe o*gji, brenda perandorive të kumbarëve famëkeq

19:47 : 31/05/2026
AKTUALITET

Lufta e Re/ Mafia e sigurtë, qeveri e pasigurtë

12:33 : 25/05/2026
AKTUALITET

Krimi i komanduar nga qelia, si sfidohen burgjet shqiptare nga të dënuarit e rrezikshëm

21:09 : 10/05/2026
AKTUALITET

Berisha nga Zagrebi: Klanet e drogës kanë marrë nën kontroll të dhënat e shqiptarëve

20:30 : 29/04/2026
Para

Akademikët kërkojnë të rikthejnë integritetin në shkencë dhe hulumtime

TË GJITHA

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

22:46 : 04/06/2026

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026

Ylli Manjani shpërthen ndaj protestuesve: R*bt ku t’i keni, legena, ku*va e ku*varë

22:28 : 04/06/2026

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026

Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës

22:18 : 04/06/2026

Komiteti i Jashtëm i Senatit të SHBA vendos për Eric Wendt si ambasador në Shqipëri

22:00 : 04/06/2026

Gazetari zbulon detaje rreth 43-vjeçarit që vrau efektivin e “Shqiponjave”

22:00 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetbetasusjojobetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom