• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sallam, djath dhe pak mish derri… Kaq vlen një kryepolic i Rilindjes

13:57 : 26/01/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kryeministri Edi Rama u shfaq sot, ashtu sikundër edhe pritej, në mbrojtje të Kryebashkiakut Erion Veliaj dhe çdokujt tjetër të përmendur në përgjimet e publikuara së fundmi, si pjesë e dosjes së antimafies italiane, ndaj disa dhjetra anëtarëve të ‘Ndragheta-s.

Rama nuk zhgënjeu, gjeti armiqtë e brendshëm, që sipas tij po baltosin Shqipërinë, ndërsa mori rolin e kahershëm, atë që bën sa herë publikohen skandale: të hetuesit, prokurorit dhe gjyqtarit.

Media dhe opozita u identifikuan si pjesa e së keqes, rilindasit si engjëj, ndërsa Rama vetë u shfaq si atdhetari që nuk kishte hallin e baltosjes së Qeverisë, Rilindjes, 99-ace, Mjaftistëve, por të Shqipërisë.

Kryeministri zgjodhi të japë mesazhe të qarta edhe ndaj SPAK, ku sot është depozituar një padi ndaj Kryebashkiakut Erion Veliaj, por që për Kreun e Qeverisë edhe 1 mijë të tilla sikur të depozitohen i shërbejnë llumit dhe baltosjes.

Lexo edhe:

“Mos e çaj kryt, dritat i ke të kryme”, përgjimet e SPAK në gjyqin ndaj Kristian Shkrelit

Satelitët ruse kanë përgjuar komunikime sekrete evropiane prej vitesh

Po kështu Rama zgjodhi të sjellë një shembull mbi atë se çfarë i ka ndodhur atij kur ishte Kryebashkiak, kur kishte dalë një foto me një person, i cili më pas e përdorte fotografinë e tij, lidhur me sigurimin e firmave nga pronarët e trojeve, për të siguruar ndërtime.

Pra me pak fjalë, Kryeministri, pas një heshtjeje 4-5 ditore, bëri atë që pritej: të zhvlerësonte ne maksimum përgjimet e publikuara, njëlloj sikundër ka bërë me çdo skandal që është publikuar më parë.

Pyetja që Edi Ramës nuk i bëhet është sepse në përgjime dalin vetëm Rilindas apo të majtët? Si ka mundësi që të përgjuarit, pra ata italianët, të njohin kaq mirë burrat e zyrtarëve, kryepolicë dhe kryebashkiakë, të dijnë lidhjet e tyre, madje të përcaktojnë edhe sa vlejnë?

Pavarësisht paralelizmave që bën, apo shprehjes se “Partisë Socialiste i marrin të keqen”, është fakt se në përgjime shfaqen vetëm emra të së majtës.

Kjo ndodhi me Tahirin, Xhafajn, Veliajn, të tre pjesë e qeverisjes së Edi Ramës.

20 % që thuhet sot nga përgjimet e antimafies nuk është një term i ri, pasi në Shqipëri, ka vite që flitet, pavarësisht se është vështirë të provohet, të paktën mediatikisht.

Kohë më parë një prej ndërtuesve në këtë vend ka denoncuar publikisht faktin se në Tiranë, i është kërkuar një shumë 1 mln dollarëshe për një leje ndërtimi, ndërsa akuza i drejtohej Kryebashkiakut të asaj kohe. Denoncimi prodhoi një debat politik, mazhoranca e drejtuar nga PD në qeverisjen e vendit, i kërkonte llogari kreut të opozitës së asaj kohe, dhe çudia zgjati vetëm 3 ditë.

Pse nuk ka ndodhur bie fjala që në përgjime të shfaqen emra Kryeministrash, kancelarësh apo kryebashkiakësh të vendeve të tjera, ku potencialet për të pastruar para, qoftë edhe të ‘Ndraghetas është shumë më i madh.

Ndoshta nuk ndodh pasi është e vështirë që të peshkosh kaq lehtë sa në Shqipëri zyrtarë të cilët i gënjen edhe me sallam.

Dhe kjo nuk është faj i medias, as i opozitave, pavarësisht se kush është në atë rol, por i qeverisjes, që nuk ka vepruar edhe kur ka pasur denoncime.

Përgjimet e anti-mafies, edhe sikur mos kenë asnjë vlerë ligjore, apo të jenë dokrra, sikundër i quan Kryeministri, të paktën zbulojnë atë se ky vend trajtohet si Kalabria e viteve 1960 dhe kjo për një qeveri normale duhet të jetë një kambanë alarmi.

Ato personazhe që janë përgjuar nga antimafie mund të mos kenë asnjë vlerë, mund të mos kenë kontaktuar asnjë politikan apo zyrtar në Shqipëri, mund të mos kenë arritur të realizojnë planin e tyre, por të paktën zbulojnë profilet e disa zyrtarëve që mund të blihen edhe me djathë, sallam apo mish derri.

Dhe kur një kryepolic gënjehet me këto produkte, sikundër flitet në përgjime, atëherë kupton sepse ajo struktura e policisë që ai komandon, mbyll sytë përballë paligjshmërive të tjera.

Rama sot citoi të paktën 4 herë konkluzionet, sikundër ai i cilësoi, të dosjes së antimafies italiane, në një tentativë për ti mbushur mendjen çdokujt se ajo që thuhet atje, pra ai procesi i pastrimit të miliardave përmes ndërtimit nuk ka ndodhur.

Nesër në sytë e gjithkujt, kur të shfaqet imazhi i atij Kryepolicit, shtojini në tavolinën e punës edhe djathin, sallamin, mishin e derrit. Ai kaq vlen.

Etiketa: antimafiekryepolicpergjime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Mos e çaj kryt, dritat i ke të kryme”, përgjimet e SPAK në gjyqin ndaj Kristian Shkrelit

12:14 : 26/02/2026
BOTA

Satelitët ruse kanë përgjuar komunikime sekrete evropiane prej vitesh

22:00 : 05/02/2026
AKTUALITET

Provat e SkyECC dhe EncroChat përjashtohen nga tre vendime të tjera në Itali dhe Spanjë

21:16 : 24/01/2026
AKTUALITET

Dalin të tjera PËRGJIME/ Çunat e Belës, lekë nga xhepi për kapjen e mediave

15:11 : 19/12/2025
AKTUALITET

K…urva, tenderi, leku dhe tepeleku i Ramës

10:08 : 18/12/2025
AKTUALITET

“Rrushi”, “Plaku” dhe “Venecia”/ Zbardhen nofkat e grupit kriminal të Rrajave

20:38 : 14/12/2025
Para

Dhimbje e madhe për trajnerin shqiptar, humb bashkëshorten e tij

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e premte 5 qershor 2026

23:00 : 04/06/2026

E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec, Artur Shehu rrëfehet për herë të parë

22:55 : 04/06/2026

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

22:46 : 04/06/2026

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026

Ylli Manjani shpërthen ndaj protestuesve: R*bt ku t’i keni, legena, ku*va e ku*varë

22:28 : 04/06/2026

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026

Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës

22:18 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetcasibomjojobetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom